KosovaJob
Migros Group PREMIUM+

Mekanik, Limar, Autoelektricist

Lokacioni Prishtinë Orari Full Time Kategoria Punë të Përgjithshme Skadon më 8 tetor 2026
Kjo shpallje ka skaduar — aplikimet janë mbyllur.
	 	 
Kjo shpallje pune ka skaduar. Kerko me shume oferta pune te lira ne Portal

Migros Group SH.P.K. është kompani lidere që bën distribuimin e brendeve më të njohura botërore. Me  zgjerimin e kompanisë, po rritet edhe ekipa jonë e punës dhe dëshirojmë që të na bashkangjiten në rrugëtimin tonë persona dinamik, ambicioz dhe të motivuar. 

Migros Group shpall konkurs për: 

  • Mekanik / Limar / Autoelektricist 

Kërkesat e përgjithshme  

  • Përvojë pune në pozitën përkatëse, preferohet minimum 1–2 vite.  
  • Njohuri praktike në mirëmbajtjen dhe riparimin e automjeteve.  
  • Aftësi për diagnostikim dhe identifikim të defekteve.  
  • Përgjegjësi, korrektësi dhe përkushtim në punë.  
  • Aftësi për të punuar në mënyrë të pavarur dhe në ekip.  
  • Respektimi i rregullave të sigurisë dhe procedurave të punës.  
  • Gatishmëri për punë me orar të plotë.  
  • Shkollimi profesional në fushën përkatëse përbën përparësi.  

Kërkesat lidhur me profesionin 

  • Njohuri të mira në diagnostikimin dhe riparimin e motorit. 
  • Njohuri në sistemin e frenimit, amortizimit, drejtimit dhe transmisionit 
  • Kryerja e serviseve dhe mirëmbajtjeve periodike. 
  • Përdorimi i mjeteve dhe pajisjeve të servisit. 
  • Përvojë në riparimin e dëmtimeve të karrocerisë. 
  • Çmontimi dhe montimi i pjesëve të karrocerisë. 
  • Njohuri në saldim dhe përdorimin e mjeteve për përpunimin e llamarinës. 
  • Njohuri të mira në sistemet elektrike dhe elektronike të automjeteve. 
  • Diagnostikimi dhe eliminimi i defekteve elektrike. 
  • Njohuri në sistemin e ndezjes, karikimit dhe startimit. 
  • Përdorimi i pajisjeve diagnostikuese. 

Ne ofrojmë: 

  • Kontratë sipas fuqisë ligjore, 
  • Shujtë ditore, 
  • Orari i punës: E hënë – E Premte 
  • Paga sipas marrëveshjes

Procedura e Aplikimit: 

Kandidatët e interesuar mund të dërgojnë CV në e-mail adresën: hr@migros-group.com ose permes butonit te meposhtem

Tek subjekti të CEKET POZITA për të cilën aplikoni, në të kundërtën aplikacionet ku nuk është cekur  pozita janë të pavlefshme. Konkursi mbetet i hapur 30 ditë nga data e publikimit. 

Afati: 8 tetor 2026 · ka skaduar
Aplikimet janë mbyllur
Migros Group
Retail dhe Distribuim
55Ndjekës
0Shpallje aktive
Kategoria Punë të Përgjithshme
Skadon 08/10/26 (Ka skaduar!)
Orari Full Time
Lokacioni Prishtinë