1
Kategoria
Skadon
Orari
Lokacioni
	 	 

KONKURS PËR PUNËSIM

Pozita: Zyrtar/e Administrative / Recepsionist/e

Kompania: Sava Jetë sh.a.

Lokacioni: Prishtinë

Përgjegjësitë kryesore:

  • Pranimi dhe orientimi i vizitorëve dhe klientëve;
  • Përgjigjja dhe menaxhimi i thirrjeve telefonike;
  • Kontaktimi i klientëve me pagesa të vonuara dhe përcjellja e obligimeve të tyre;
  • Kontrollimi, administrimi dhe mirëmbajtja e dosjeve të klientëve;
  • Përditësimi i të dhënave në dosjet e klientëve;
  • Mbajtja e evidencës së plotë të dokumentacionit dhe aktiviteteve të lidhura me dosjet e klientëve;
  • Evidentimi dhe arkivimi i dokumentacionit sipas procedurave të kompanisë;
  • Ofrimi i mbështetjes administrative për departamentet përkatëse;
  • Kryerja e detyrave të tjera administrative sipas nevojës.

Kualifikimet dhe kërkesat:

  • Arsim universitar – Bachelor;
  • Përvojë pune në administratë, recepsion ose pozita të ngjashme;
  • Aftësi të mira komunikuese dhe organizative;
  • Njohuri të mira të Microsoft Office;
  • Njohja e gjuhës angleze;
  • Përgjegjësi, korrektësi dhe profesionalizëm në punë;
  • Aftësi për të punuar në mënyrë të pavarur dhe në ekip.

Çfarë ofrojmë:

  • Ambient profesional dhe bashkëpunues të punës;
  • Mundësi për zhvillim profesional;
  • Pagë dhe kushte pune konkurruese.

Vetëm kandidatët e përzgjedhur për fazën e intervistës do të kontaktohen.

KosovaJob është rrjeti më i madh i punësimit në Kosovë i çertifikuar nga Bureau Veritas me ISO 9001:2015 Standardet për kualitet