KosovaJob
Extra Fruit Fillings PREMIUM+

Administrator/e / Asistent/e Administrativ/e (Prizren)

Lokacioni Prishtinë Orari Full Time Kategoria Administratë Skadon më 9 tetor 2026
Kjo shpallje ka skaduar — aplikimet janë mbyllur.
	 	 
Kjo shpallje pune ka skaduar. Kerko me shume oferta pune te lira ne Portal

KONKURS PUNE

Pozita: Administratore – Asistente Administrative
Lokacioni: Prizren
Kompania: Extra Fruit Fillings Sh.p.k.

Extra Fruit Fillings Sh.p.k. shpall konkurs për pozitën Administratore – Asistente Administrative.

Detyrat dhe përgjegjësitë:

  • Regjistrimi dhe administrimi i shitjeve në sistemin e kompanisë;
  • Përgatitja dhe kontrollimi i faturave dhe dokumentacionit përcjellës;
  • Përgatitja e listave të ngarkesave dhe koordinimi me depon, shitjen dhe transportin;
  • Evidentimi dhe kontrollimi i faturave të papaguara dhe arkëtimeve;
  • Mbajtja dhe sistemimi i dokumentacionit administrativ;
  • Përgatitja e raporteve dhe analizave të shitjeve;
  • Kontrollimi dhe përditësimi i gjendjes së stokut;
  • Komunikimi me klientët dhe departamentet e kompanisë;
  • Printimi dhe administrimi i etiketave;
  • Kryerja e detyrave të tjera administrative sipas nevojës.

Kualifikimet dhe aftësitë e kërkuara:

  • Shkollim i mesëm ose universitar, mundësisht në ekonomi, administratë apo fusha të ngjashme;
  • Njohuri të mira të programeve Pro-Data , Microsoft Office, veçanërisht Excel dhe Word;
  • Aftësi të mira organizative dhe komunikuese;
  • Përpikëri, përgjegjësi dhe vëmendje ndaj detajeve;
  • Aftësi për të punuar në mënyrë të pavarur dhe në ekip;
  • Përvoja në administratë, shitje ose financa konsiderohet përparësi;
  • Njohja e gjuhës angleze konsiderohet përparësi.

Të interesuarit duhet ta dërgojnë CV-në në: agnesa.bushrani@extrafruitfillings.com

Vetëm kandidatët e përzgjedhur në listën e ngushtë do të kontaktohen për intervistë.

Afati: 9 tetor 2026 · ka skaduar
Aplikimet janë mbyllur
Extra Fruit Fillings
Prodhim
4Ndjekës
0Shpallje aktive
Kategoria Administratë
Skadon 09/10/26 (Ka skaduar!)
Orari Full Time
Lokacioni Prishtinë