KONKURS PUNE
Detyrat kryesore:
- Promovimi dhe prezantimi i produkteve farmaceutike, pajisjeve mjekësore, suplementeve dhe produkteve të tjera të kompanisë.
- Zhvillimi dhe mirëmbajtja e marrëdhënieve me klientët.
- Vizita të rregullta në barnatore, institucione shëndetësore dhe te klientët potencialë.
- Identifikimi i mundësive të reja për shitje dhe zgjerimi i rrjetit të klientëve.
- Përgatitja e raporteve dhe përcjellja e aktiviteteve të marketingut.
- Bashkëpunimi me ekipin e shitjes dhe departamentet e tjera të kompanisë.
Kërkesat:
- Të jetë i/e diplomuar në Mjekësi, Farmaci ose në një nga drejtimet e tjera të shkencave mjekësore/shëndetësore.
- Përvojë pune në marketing ose shitje; përvoja në sektorin farmaceutik përbën përparësi.
- Aftësi të mira komunikuese dhe negociuese.
- Përkushtim, korrektësi dhe përgjegjësi në punë.
- Aftësi për punë individuale dhe ekipore.
- Patentë shoferi, kategoria B.
- Njohja e gjuhës angleze dhe italiane përbën përparësi.
Ne ofrojmë:
- Pagë konkurruese.
- Mundësi për zhvillim profesional.
- Ambient profesional dhe dinamik pune.
- Mundësi për avancim në karrierë.
Aplikimi:
Të interesuarit/at mund të dërgojnë CV-në përmes butonit të mëposhtëm ose në adresën:
info@farmitalia-ks.com
Afati për aplikim: 2 javë nga data e publikimit.
Vetëm kandidatët e përzgjedhur do të kontaktohen për intervistë.
FARMITALIA SHPK
Bëhu pjesë e ekipit tonë!
