Dizajn Grafik / Multimedia Designer
NES & CO është në kërkim të një Dizajneri Grafik / Multimedia Designer kreativ dhe të motivuar për t’iu bashkuar ekipit tonë.
Detyrat dhe përgjegjësitë:
- Krijimi i materialeve grafike për rrjete sociale, marketing dhe komunikim vizual.
- Përgatitja dhe editimi i materialeve multimediale, përfshirë video dhe përmbajtje vizuale.
- Bashkëpunimi me ekipin për zhvillimin e ideve dhe koncepteve kreative.
- Sigurimi që të gjitha materialet të jenë në përputhje me identitetin vizual të kompanisë.
Kualifikimet:
- Përvojë pune në dizajn grafik ose multimedia.
- Njohuri të mira në Adobe Photoshop, Illustrator dhe Premiere Pro/After Effects.
- Aftësi në krijimin dhe editimin e përmbajtjeve për rrjete sociale.
- Kreativitet dhe vëmendje ndaj detajeve.
- Portfolio me punë të mëparshme konsiderohet përparësi.
Apliko tani dhe bëhu pjesë e ekipit të NES & CO!
Aplikimet: Na kontaktoni përmes mesazhit privat në WhatsApp, dërgoni CV në +383 43 888 004