StoneCastle Vineyards & Winery L.L.C. shpall konkurs për këto pozita:
1. AGJENT/E I/E SHITJES
Territori: Rrafshi i Dukagjinit
Detyrat kryesore:
- Vizita dhe prezantimi i produkteve në markete, restorante, bare dhe lokale.
- Marrja e porosive dhe përcjellja e tyre te menaxhmenti i shitjes.
- Zhvillimi dhe mirëmbajtja e marrëdhënieve me klientët.
- Identifikimi i klientëve dhe mundësive të reja për shitje.
- Raportimi mbi aktivitetet dhe porositë.
Kërkesat:
- Përvojë në shitje është përparësi.
- Aftësi të mira komunikimi dhe negocimi.
- Gatishmëri për punë në terren.
- Patentë shoferi, kategoria B.
- Përgjegjësi dhe përkushtim në punë.
2. SHOFER/E DHE OPERATOR/E I/E MJETEVE TË RËNDA
Vendpunimi: Rahovec – Selia kryesore
Detyrat kryesore:
- Drejtimi dhe operimi i kamionëve, bagerëve, ekskavatorëve dhe makinerive të tjera të rënda.
- Transporti, ngarkimi dhe shkarkimi i materialeve sipas nevojave të kompanisë.
- Përdorimi dhe mirëmbajtja bazë e mjeteve dhe makinerive.
- Respektimi i rregullave të sigurisë në punë.
Kërkesat:
- Minimum 3 vite përvojë pune në drejtimin/operimin e mjeteve të rënda.
- Patentë shoferi dhe kategoritë përkatëse.
- Përvojë me kamionë, bagerë, ekskavatorë dhe makineri të ngjashme.
- Përgjegjësi, disiplinë dhe kujdes gjatë punës.
APLIKIMI
Të interesuarit mund të dërgojnë CV-në në: info@stonecastlewine.com apo permes butonit te meposhtem
Ose mund të paraqiten fizikisht në lokalet e kompanisë, në Bërnjak, Rahovec, çdo ditë pune nga e hëna deri të premten, 09:00–15:00
