KONKURS PUNE – MENAXHER I SHITJES
Qumështorja EUROLONA shpall konkurs për pozitat:
- Menaxher i Shitjes
- Operator në Qumështore (Departamenti i Prodhimit)
- Agjent i shitjes
Menxher i Shitjes
Kërkesat:
- Të ketë së paku 2-3 vite përvojë pune në menaxhim te shitjes;
- Të ketë aftësi për analizimin e tregut;
- Të përgatisë dhe analizojë raporte dhe rezultate të shitjes;
- Aftësi të mira komunikuese, organizative dhe negociuese;
- Patentë shoferi, kategoria B.
Përgjegjësitë kryesore:
- Menaxhimi dhe zhvillimi i shitjeve;
- Analizimi i tregut dhe identifikimi i mundësive të reja;
- Analiza e performancës së shitjeve;
- Zhvillimi i strategjive për rritjen e shitjeve;
- Menaxhimi i marrëdhënieve me klientët.
Aplikimi: eurolona@gmail.com
Tel: 044/168-728
Operator në Qumështore (Departamenti i Prodhimit)
Kompania jonë EuroLona është në kërkim të një (1) Operatori në Departamentin e Prodhimit, i cili do të jetë pjesë e procesit të përpunimit dhe paketimit të produkteve të qumështit.
Vendi i punës: Miradi e Epërme – Fushë Kosove
Detyrat dhe përgjegjësitë kryesore:
- Mbikëqyrja dhe operimi i pajisjeve gjatë procesit të prodhimit të produkteve të qumështit
- Pjesëmarrja në procesin e përpunimit dhe paketimit të produkteve të qumështit
- Kujdesi për higjienën dhe mirëmbajtjen e hapësirës së punës sipas standardeve të prodhimit
- Kontrollimi i cilësisë së produkteve gjatë procesit të prodhimit
- Zbatimi i procedurave dhe rregullave të sigurisë në punë
Kualifikimet dhe kërkesat:
- Përgjegjësi dhe përkushtim në punë
- Aftësi për punë në ekip dhe në ambient prodhimi
- Gatishmëri për të respektuar procedurat dhe standardet e kompanisë
Përparësi në aplikim kanë kandidatët nga rajoni i Fushë Kosovës dhe Prishtinës.
Të gjithë të interesuarit mund të aplikojnë duke na kontaktuar në numrat 044/168-728 dhe 044/510-400 ose duke dërguar CV-në në e-mail: eurolona@gmail.com
Agjent i shitjës – 2 pozita,
Detyrat dhe përgjegjësitë:
- Shitja, promovimi, dhe organizimi i produkteve të qumështit;
- Mirëmbajtja dhe zhvillimi i kontakteve me klientët ekzistues;
- Raporton në baza ditore në lidhje me vëllimin e shitjeve sipas produkteve, gjithashtu raporton edhe për klientët e rinj;
- Viziton konsumatorët në baza ditore (route).
Kualifikimet dhe aftësitë:
- Përvojë pune në fushën e shitjes;
- Aftësi të mira të komunikimit;
- Vet-iniciativë në qasje ndaj punëve;
- I/E pavarur në kryerjën e punëve;
- Posedimin e patent shoferit të kategorisë “B”.
Të gjithë të interesurit mund të dergojnë CV-në e tyre në email: eurolona@gmail.com ose të kontaktojnë në numrin +383 (0) 44 168 728.
Gjithashtu, kandidatët mund të paraqiten personalisht në zyrat tona në adresen: Miradi e Epërme, Fushë Kosovë, nga ora 08:00 deri në 16:00.