SHPALLJE PËR REKRUTIM
Pozita: PEDAGOGE
Fondacioni Sheika Fatima Bint Mubarak per Gruan, në kuadër të angazhimit për zhvillimin e arsimit, aftësimit profesional dhe fuqizimit të grave dhe vajzave, shpall konkurs për plotësimin e vendit të punës:
PEDAGOGE 1 pozitë
Vendi i punës: Fushë Kosovë
Lloji i angazhimit: Orar i plotë
Kohëzgjatja e angazhimit: 1 Vit
Afati për aplikim: 09.09.2026 deri më 20.09.2026
Mënyra e aplikimit: info@sheikhafatima.org
I. QËLLIMI I POZITËS
Pedagogu/Pedagogia është përgjegjës/e për ofrimin e mbështetjes profesionale pedagogjike në zhvillimin, organizimin, monitorimin dhe përmirësimin e procesit edukativ dhe të aftësimit profesional në Fondacion.
Kjo pozitë do të kontribuojë në sigurimin e cilësisë së procesit të mësimdhënies dhe të të nxënit, në mbështetjen profesionale të trajnerëve dhe në zbatimin e standardeve dhe procedurave pedagogjike të Fondacionit.
II. DETYRAT DHE PËRGJEGJËSITË KRYESORE
- Mbështetjen e planifikimit, organizimit dhe zhvillimit të procesit edukativ dhe të aftësimit profesional, si dhe monitorimin e zbatimit të planeve dhe programeve mësimore.
- Bashkëpunimin dhe këshillimin profesional të trajnerëve për përmirësimin e metodologjisë së mësimdhënies, përdorimin e metodave dhe teknikave bashkëkohore, si dhe përgatitjen dhe përdorimin e materialeve mësimore.
- Monitorimin e cilësisë së procesit të mësimdhënies dhe të të nxënit, përcjelljen e progresit të kursantëve dhe propozimin e masave për përmirësimin e rezultateve të të nxënit.
- Identifikimin e nevojave pedagogjike dhe profesionale të trajnerëve dhe kontribuimin në zhvillimin e një mjedisi pozitiv, gjithëpërfshirës dhe profesional të të nxënit.
- Bashkëpunimin me Koordinatorin/en për Sigurimin e Cilësisë dhe stafin administrativ në zbatimin dhe përmirësimin e procedurave të sigurimit të cilësisë, si dhe në proceset e vlerësimit të brendshëm.
- Mbështetjen e proceseve të akreditimit dhe monitorimit të programeve, përgatitjen e raporteve, analizave dhe rekomandimeve pedagogjike, si dhe pjesëmarrjen në takime, trajnime dhe aktivitete profesionale.
- Sigurimin e respektimit të rregulloreve, procedurave dhe standardeve të Fondacionit, si dhe kryerjen e detyrave të tjera profesionale që lidhen me pozitën, sipas kërkesës së mbikëqyrësit.
III. KUALIFIKIMET DHE KRITERET E PËRGJITHSHME
Kandidati/ja duhet të plotësojë këto kushte:Kualifikimi arsimor
Aftësitë profesionale
Kandidati/ja duhet të dëshmojë:
IV. KRITERET E PREFERUARA
Përparësi do t'u jepet kandidatëve që:
V. KUSHTET E ANGAZHIMIT
VI. DOKUMENTET E NEVOJSHME PËR APLIKIM
Kandidatët e interesuar duhet të dorëzojnë:
Dokumentet duhet të jenë të qarta dhe të lexueshme.
VII. PROCEDURA E PËRZGJEDHJES
Procesi i përzgjedhjes do të zhvillohet në mënyrë transparente dhe profesionale dhe mund të përfshijë:
Faza I – Shqyrtimi i aplikacioneve
Do të verifikohet përmbushja e kritereve minimale të konkursit, përfshirë kualifikimin arsimor dhe përvojën profesionale.
Faza II – Vlerësimi i kandidatëve
Kandidatët që plotësojnë kriteret minimale do të vlerësohen në bazë të:
Faza III – Intervista
Kandidatët e përzgjedhur në listën e ngushtë do të ftohen në intervistë.
Intervista do të fokusohet në:
Fondacioni mund të kërkojë edhe dokumente ose dëshmi shtesë gjatë procesit të përzgjedhjes.
VIII. AFATI DHE MËNYRA E APLIKIMIT
Kandidatët e interesuar duhet t'i dorëzojnë dokumentet e aplikimit:
Afati për aplikim: 09.09.2026 deri më 20.09.2026
E-mail: info@sheikhafatima.org
Në subjektin e emailit duhet të shënohet: “Aplikim për pozitën – Pedagoge”
Vetëm kandidatët që përmbushin kriteret dhe që përzgjidhen për fazën e mëtejshme do të kontaktohen.
Data e shpalljes: 09.09.2026
Afati i aplikimit: 20.09.2026
Mënyra e aplikimit: info@sheikhafatima.org