1
PREMIUM PLUS
Kategoria
Skadon
Orari
Lokacioni
	 	 

QENDRA PËR EDUKIMIN NË FËMIJËRINË E HERSHME 

KONKURS PUNE 

ROOTS ACADEMY • Prishtinë, Rr. Behar Begolli 

POZITA E HAPUR: 

  • Koordinatore Pedagogjike 

KUALIFIKIMI I DOMOSDOSHËM 

Kandidatja/i duhet të ketë të paktën njërin nga kualifikimet në vijim: 

  • Fakulteti i Edukimit: Programi katërvjeçar i nivelit Bachelor për edukimin në fëmijërinë e hershme (0-3 vjeç); 
  • Fakulteti i Edukimit: Programi katërvjeçar i nivelit Bachelor për edukimin parashkollor; 
  • Shkolla e Lartë Pedagogjike: Drejtimi për edukatorë; 
  • Fakulteti Filozofik: Dega e pedagogjisë së përgjithshme. 

PËRVOJA E KËRKUAR 

  • Të paktën pesë (5) vite përvojë pune në fushën e edukimit në fëmijërinë e hershme ose përvojë të drejtpërdrejtë të punës me fëmijët në kopshte. 

AFTËSITË E KËRKUARA 

Njohuri të legjislacionit të zbatueshëm në Republikën e Kosovës lidhur me edukimin në fëmijërinë e hershme; 

  • Njohuri të thella për metodat bashkëkohore Montessori dhe Reggio Emilia
  • Aftësi të shkëlqyeshme në koordinimin e stafit pedagogjik
  • Aftësi të shkëlqyeshme të komunikimit dhe bashkëpunimit

Përkushtim, durim dhe dashuri për punën me fëmijë. 

MËNYRA E APLIKIMIT 

Të gjithë të interesuarit mund të dërgojnë CV-në e tyre dhe dokumentet e kualifikimit përmes e-mailit në:  info@roots-academy.net 

Me titull (Subject): Aplikim për Pozitën Koordinatore 

Afati i aplikimit: 15.09.2026

KosovaJob është rrjeti më i madh i punësimit në Kosovë i çertifikuar nga Bureau Veritas me ISO 9001:2015 Standardet për kualitet