KosovaJob
KosInvest PREMIUM+

Zyrtar i Lartë Kreditor (Drenas)

Lokacioni Drenas Orari Full Time Kategoria Ekonomi, Financë, Kontabilitet Skadon më 14 shtator 2026
Kjo shpallje ka skaduar — aplikimet janë mbyllur.
	 	 
Kjo shpallje pune ka skaduar. Kerko me shume oferta pune te lira ne Portal

KosInvest hap konkurs pune për pozitën si në vijim:

Zyrtar i Lartë Kreditor - për Rajonin e Drenasit

(një pozicion)

KosInvest Institucion Mikrofinanciar i licencuar nga Banka Qendrore e Kosovës, si pjesë e grupit Vision Fund International, që operon në 28 shtete të botës, përmes kredive është i angazhur në “Përmirësimin e jetesës së familjeve me të hyra të ulta dhe përkrahje të projekteve zhvllimore të komuniteteve me qëllim të rritjes së mirëqenies ekonomike të këtyre kategorive. 

Kriteret e Nevojshme për Pozitën e Zyrtarit/es së Lartë Kreditor/e

  • Diplomë bachelor në Menaxhment, Ekonomi, Financa, ose fushë tjetër relevante.
  • Përvojë e mëparshme e punës të paktën 2 vjeçare, në ndonjë Institucion Mikrofinanciar dhe/ose Bankë, veçanërisht në rolin e Zyrtarit Kreditor.
  • Të jetë i/e aftë të udhëheqë proceset e kredidhënies.
  • Njohuri të mira të parimeve të mikrofinancës, praktikave të huadhënies dhe vlerësimit të rrezikut.
  • Aftësi për të arritur objektivat dhe për të përmbushur targetet e kredidhënies, duke ndjekur standardet dhe procedurat e institucionit.
  • Aftësi për të punuar në bashkëpunim si pjesë e një ekipi dhe në mënyrë të pavarur kur kërkohet.
  • Të jetë i/e aftë dhe i/e gatshëm për të punuar në mënyrë të drejtë me të gjitha grupet etnike.
  • Të ketë njohuri të kërkesave ligjore dhe rregullative përkatëse në industrinë mikrofinanciare.
  • Njohuri shumë të mira të gjuhës shqipe (e folur dhe e shkruar). Njohja e gjuhës angleze ose serbe është përparësi.
  • Shkathtësi kompjuterike në MS Word dhe EXCEL.
  • Gatishmëri për të mësuar dhe përdorur sisteme të tjera, si Sistemi i Klientëve të Mikrofinancës.
  • Të jetë i/e aftë dhe i/e motivuar për të punuar me njerëzit dhe për të ndihmuar në zhvillimin e komuniteteve lokale.
  • Është i/ e obligueshëm të ketë patent shofer dhe të jetë i/e gatshëm të udhëtojë brenda Kosovës.

Përgjegjësitë Kryesore:

  • Planifikon dhe zhvillon aktivitete marketingu në zonat e caktuara gjeografike, me qëllim promovimin e produkteve dhe shërbimeve të KosInvest.
  • Siguron komunikim efektiv dhe profesional me klientët dhe palët e tjera të interesuara për të gjitha produktet dhe shërbimet e institucionit.
  • Përzgjedhja e Klientit, Regjistrimi dhe Shpërndarja e Kredive në përputhje me Politikat dhe Procedurat e KosInvest.
  • Monitoron dhe menaxhon vonesat në portfolion kreditore, duke ndërmarrë masa të menjëhershme për rikuperim dhe ulje të rrezikut.
  • Asiston zyrën ligjore në rastet e ekzekutimeve të kredive, sipas kërkesës së Menaxherit të Degës.
  • Zbaton me përpikëri politikat dhe procedurat e brendshme të KosInvest dhe siguron përputhshmëri me rregulloret në fuqi.
  • Çdo detyrë tjetër sipas kërkesës nga Menaxhmenti i KosInvest dhe nga Menaxheri i Degës.
  • Pjesëmarrja në trajnimet e KosInvestit, takimet dhe ngjarjet e tjera.

Do të kontaktohen vetëm kandidatët e përzgjedhur.

CV së bashku me referencat i dërgoni në adresën e mëposhtme: kosinvest@wvi.org

Ju lutem të shënoni pozitën dhe rajonin përkatës në subjekt të emailit.  

Afati i fundit për dorëzimin e dokumenteve të kërkuara është 14 Shtator 2026.

Afati: 14 shtator 2026 · ka skaduar
Aplikimet janë mbyllur
KosInvest
Shërbime Publike, Qeveritare · Prishtinë
19Ndjekës
0Shpallje aktive
Kategoria Ekonomi, Financë, Kontabilitet
Skadon 14/09/26 (Ka skaduar!)
Orari Full Time
Lokacioni Drenas