KosovaJob
Neptun ULTRA

Përgjegjës/e Ndërrimi në Dyqan (Gjakovë)

Lokacioni Gjakovë Orari Full Time Kategoria Menaxhment Skadon më 16 shtator 2026
Kjo shpallje ka skaduar — aplikimet janë mbyllur.
	 	 
Kjo shpallje pune ka skaduar. Kerko me shume oferta pune te lira ne Portal

Pozita: Përgjegjës/e Ndërrimi në Dyqan

Vendodhja: Gjakovë

Detyrat dhe përgjegjësitë:

  • Mbikëqyr dhe koordinon aktivitetet ditore të sektoreve në dyqan, duke siguruar funksionim efikas dhe organizim të mirë të punës.
  • Mbështet ekipin në realizimin e objektivave të shitjes dhe monitoron performancën ditore të sektoreve.
  • Organizon dhe motivon ekipin gjatë ndërrimit për të rritur produktivitetin dhe cilësinë e shërbimit ndaj klientëve.
  • Siguron një eksperiencë pozitive për klientët përmes komunikimit profesional dhe zgjidhjes efikase të situatave apo ankesave.

Kualifikimet e kërkuara:

  • Diplomë universitare në fushë relevante ose në përfundim të studimeve.
  • Minimum 3 vite përvojë pune në shitje ose pozita të ngjashme.
  • Njohuri të mira të gjuhës angleze, në komunikim dhe shkrim.
  • Aftësi për menaxhimin e stresit dhe punë efikase nën presion.
  • Shkathtësi të zhvilluara ndërpersonale, komunikim të shkëlqyer, orientim në detaje dhe motivim të lartë profesional.

Neptun Kosova sh.p.k ofron:

  • Trajnim të vazhdueshëm
  • Pagë të bazuar në merita dhe vlerësim performance, si dhe bonuse atraktive për arritjen e objektivit mujor
  • Ambient të shkëlqyer pune në dyqan modern
  • Mundësi karriere në një kompani në rritje dinamike

Aplikoni duke dërguar CV-në tuaj në adresën elektronike: hr@neptun-ks.com

Subjekti i e-mailit duhet të përmbajë: Emër Mbiemër - Pozita e punës për të cilën aplikoni.

Afati i aplikimit: 16.09.2026

Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit: Nr. 06/L-082 te vendosur nga Kuvendi i Republikes se Kosoves me dt:30.01.2019 “LIGJ PËR MBROJTJEN E TË DHËNAVE PERSONALE”

Afati: 16 shtator 2026 · ka skaduar
Aplikimet janë mbyllur
Neptun
Retail dhe Distribuim · Prishtine, Prizren, Lipjan, Gjilan, Kline, Ferizaj, Podujeve, Vushtrri, Peje, Suhareke, Mitrovice, Fushe Kosove
119Ndjekës
3Shpallje aktive
Kategoria Menaxhment
Skadon 16/09/26 (Ka skaduar!)
Orari Full Time
Lokacioni Gjakovë