1
Kategoria
Skadon
Orari
Lokacioni
	 	 

FTESE PER OFERTE- Shërbime Përkthimi 

Fondacioni SOS Fshatrat e Fëmijëve Kosovë është organizatë joqeveritare e përkujdesjes sociale e  dedikuar për përkrahjen e fëmijëve pa përkujdesje prindërore dhe në nevojë, pa marrë parasysh etninë,  kombësinë dhe besimin fetar.  

SOS Fshatrat e Fëmijëve duke përfshirë të gjithë projektet në kuadër të organizatës, fton kompanitë e  specializuara dhe të interesuara për përkthim të materialeve zyrtare, përkthim simultan dhe përkthim  konsekutiv  

Me këtë rast ju bëjmë Ftesë për Ofertë në përputhje me specifikat e cekura më poshtë:  

LOT 1 

  • Përkthim i materialeve zyrtare të shkruara nga gjuha shqipe në gjuhën serbe dhe anasjelltas Përkthim i materialeve zyrtare të shkruara nga gjuha shqipe në gjuhën angleze dhe anasjelltas  Përkthim i materialeve zyrtare të shkruara nga gjuha serbe në gjuhen angleze dhe anasjelltas  LOT 2 
  • Përkthim simultan nga gjuha shqipe në gjuhën serbe dhe anasjelltas, 
  • Përkthim simultan nga gjuha shqipe në gjuhën angleze dhe anasjelltas  
  • Përkthim simultan nga gjuha serbe në gjuhën angleze dhe anasjelltas  
  • Përkthim konsekutiv nga gjuha shqipe në gjuhën serbe dhe anasjelltas 
  • Përkthim konsekutiv nga gjuha shqipe në gjuhën angleze dhe anasjelltas 
  • Përkthim konsekutiv nga gjuha sserbe në gjuhën angleze dhe anasjelltas 
  • Pajisjet për përkthim simultan 

Ofertuesit e interesuar për LOT 1 së bashku me ofertën duhet të dorëzojnë 

  • Çertifikatën e Regjistrimit të Biznesit /NUI 
  • Oferta financiare duhet të përrmbajë: 
  • Çmimin për faqe  
  • Çmimin për fjalë 
  • Çmimet të kuotohen (të ceken) në euro pa tvsh 
  • Oferta të jetë e vulosur dhe nënshkruar apo me logo zyrtare 
  • Së paku tre letër referenca të kompanisë/ dokument dëshmie për përvojën e punës o Së paku tre CV/ Resume të përkthyesve që do të angazhohen sipas gjuhëve të kërkuara  më lartë 
  • Përkthyesit duhet të kenë së paku 3 vjet përvojë pune në fushën e përkthimeve o Së paku nga një dokument/ publikime të përkthyera për secilën nga gjuhët e kërkuara më  lartë në fushën sociale dhe fusha të ngjashme (jo më shumë se 10 faqe) 

Ofertuesit e interesuar për LOT 2 së bashku me ofertën duhet të dorëzojnë: 

  • Çertifikatën e Regjistrimit të Biznesit /NUI 
  • Oferta financiare duhet të përmbajë: 
  • Çmimet e kuotuara në euro pa tvsh 
  • Oferta të jetë e vulosur dhe nënshkruar apo me logo zyrtare 
  • Oferta për përkthim simultan duhet të përmbajë çmimin për gjysëm dite pune si dhe çmimin për ditë  të plotë pune për përkthime simultane gjatë trajnimeve dhe grupeve punuese bashkë me pajisjet  për përkthim simultan 
  • Oferta për përkthim konsekutiv duhet të përmbajë çmimin për gjysëm dite pune si dhe çmimin për  ditë të plotë pune për përkthime konsekutive gjatë trajnimeve dhe grupeve punuese o Së paku tre letër referenca të kompanisë / dokument dëshmie për përvojën e punës o Së paku tre CV/ Resume të përkthyesve që do të angazhohen sipas gjuhëve të kërkuara  më lartë 
  • Përkthyesit duhet të kenë së paku 3 vjet përvojë pune në fushën e përkthimeve

 Ofertën për paisjet për përkthim simultan (për së paku 30 persona) me:

  • Kufje (pa tela) 
  • Mikrofon (pa tela) 
  • Zërim 

Kriteret e përzgjedhjes për LOT 1: Ofertat do të vlerësohen bazuar në kriteret e mëposhtme të  vlerësimit 

Kriteret e Vlerësimit- LOT 1 Gjithsej 100 pikë 

  • Së paku tre letër referenca të kompanisë / dokument dëshmie për përvojën e punës. (15 pikë) Së paku tre CV/Resume të përkthyesve që do të angazhohen sipas gjuhëve të kërkuara më lartë.  (15 pikë) 
  • Përkthyesit duhet të kenë se paku 3 vjet përvojë pune në fushën e përkthimeve. (15 pikë) Së paku nga një dokument/ publikime të shkurtra përkthyera për secilën nga gjuhët e kërkuara më  lartë në fushën sociale dhe fusha të ngjashme. (15 pikë) 
  • Oferta Financiare: (40 Pikë) 

Kriteret e përzgjedhjes për LOT 2: Ofertat do të vlerësohen bazuar në kriteret e mëposhtme të  vlerësimit 

Kriteret e Vlerësimit- LOT 2 Gjithsej 100 pikë 

  • Së paku tre letër referenca të kompanisë / dokument dëshmie për përvojën e punës (15 pikë) Së paku tre CV/Resume të përkthyesve që do të angazhohen sipas gjuhëve të kërkuara më  lartë (15 pikë) 
  • Përkthyesit duhet të kenë së paku 3 vjet përvojë pune në fushën e përkthimeve (15 pikë) Paisjet për përkthim simultan (për së paku 30 persona) me: 
  • Kufje (pa tela) 
  • Mikrofon (pa tela) 
  • Zërim (15 pikë) 
  • Oferta Financiare:(40 pikë) 

Vlefshmëria e ofertës duhet të jetë 30 ditë nga data e mbylljes së Ftesës për Ofertë  

Ju mund të ofertoni për një LOT ose për të dy LOT- et, duke i dërguar ofertat ndarazi të emëruar Lot 1 ose Lot 2 sipas Lot-it përkatës 

Ofertat tuaja mund t’i dërgoni deri me datë: 10.09.2026 në email adresën: procurement1@soskosova.org

KosovaJob është rrjeti më i madh i punësimit në Kosovë i çertifikuar nga Bureau Veritas me ISO 9001:2015 Standardet për kualitet