KosovaJob
KEDS E re

Lexues/e

Lokacioni Prishtinë Orari Full Time Skadon më 13 nëntor 2026
	 	 

Në bazë të skemës organizative në fuqi dhe nevojës për plotësimin e vendit/eve të lirë/a të punës në Divizioni i Operimit më datë 23-10-2026 shpall konkurs pune:

Detyrat dhe përgjegjësitë kryesore

  • Përgjegjës për leximin e saktë të njehsorëve dhe pikave matëse, duke përdorur pajisjet përkatëse dhe duke respektuar afatet kohore.
  • Përgjegjëse për shpërndarjen me kohë të faturave të energjisë elektrike tek konsumatorët.
  • Kryen veprimtaritë që lidhen me vëzhgimin dhe mirëmbajtjen/avancimin e pikës matëse.
  • Ofron shërbime ndaj konsumatorëve, duke përfshirë shpërndarjen e njoftimeve, ri-leximin e njehsorëve, zgjidhjen e ankesave dhe njoftimin e konsumatorëve për ndërprerjet e energjisë.
  • Raporton rastet e parregullsive ose kyçjeve të paligjshme dhe ndërmerr veprime konform rregulloreve.

Kërkesat dhe kualifikimet

  • Diplomë e shkollës së mesme në drejtimet: Elektroteknik i Energjetikës, Instalues Elektrik, Makina Elektrike, Gjimnaz, Ekonomi, Juridik ose fusha të ngjashme.
  • Preferohet së paku 1 vit përvojë pune në lëmi të ngjashme dhe njohuri në përdorimin e MS Office.
  • Aftësi për komunikim të qartë, punë të pavarur dhe respektim të standardeve të sigurisë në punë.
  • Certifikatat e trajnimeve relevante përbëjnë përparësi.

Dokumentet e kërkuara

Dokumentet e mëposhtme duhet të dorëzohen në një file të vetëm PDF:

  • CV
  • Diplomën e kualifikimit
  • Dëshmi nga përvojë e punës/Trusti
  • Certifikata/Vërtetimi që nuk jeni nën hetime nga Gjykata
  • Certifikata të trajnimeve të ndjekura

Shënime të Rëndësishme

  • KEDS beson në një ambient pune ku talenti, përkushtimi dhe aftësitë janë të vetmet kritere për sukses. Prandaj, inkurajojmë fuqimisht vajzat dhe gratë të aplikojnë për pozitat e hapura të punës. Jemi të përkushtuar ndaj një vendi pune gjithëpërfshirës, të barabartë dhe të mbështetur në vlera që promovojnë diversitetin dhe fuqizimin e të gjithë punonjësve.
  • Aplikimet e dorëzuara pas afatit të paraparë nuk pranohen dhe aplikimet e mangëta refuzohen.
  • Vetëm kandidatët që plotësojnë kriteret dhe që përzgjedhen në listën e ngushtë do të kontaktohen.
Afati: 13 nëntor 2026 · edhe 21 ditë
KEDS
Shërbime Publike, Qeveritare · Prishtinë
17Ndjekës
4Shpallje aktive
Kategoria
Skadon 13/11/26 (21 ditë)
Orari Full Time
Lokacioni Prishtinë