KosovaJob
Postman

Përgjegjës i Depos (Fushë Kosovë)

Lokacioni Fushë Kosovë Orari Full Time Kategoria Menaxhment Skadon më 28 shtator 2026
Kjo shpallje ka skaduar — aplikimet janë mbyllur.
	 	 
Kjo shpallje pune ka skaduar. Kerko me shume oferta pune te lira ne Portal

Ekipa e Postman po rritet!  

Postman hap konkurs pune për:

  • Përgjegjës i Depos – Fushë Kosovë (1 pozitë)  

Detyrat dhe përgjegjësitë:  

  • Monitorimi dhe koordinimi i punëtorëve në depo.  
  • Monitorimi i proceseve të punës dhe kujdesi për mbarëvajtjen e tyre. 
  • Komunikimi dhe koordinimi me punëtorët sipas nevojave të punës. 
  • Zbatimi i detyrave dhe udhëzimeve të përcaktuara nga menaxheri.  
  • Raportimi për çështjet e rëndësishme që lidhen me punën dhe funksionimin e depos. 
  • Kryerja e detyrave të tjera të ndërlidhura me pozitën, sipas nevojës dhe kërkesës së menaxherit.  

Orari i punës:  

Pozita është e paraparë me orar të rregullt 07:00–15:00.  

Duke qenë se depoja funksionon me dy orare, mund të ketë raste kur kërkohet komunikim ose koordinim me punëtorët edhe pas përfundimit të orarit të rregullt, sipas nevojës së punës.

Angazhimi fizik:  

Pozita nuk kërkon prezencë të vazhdueshme fizike jashtë depos. Në raste të veçanta, vizitat në terren mund të kërkohen nga menaxheri ose të vlerësohen si të nevojshme për mbarëvajtjen e punës.  

Kërkojmë person që është:  

  • I përgjegjshëm dhe i organizuar.  
  • I aftë për të koordinuar dhe monitoruar një ekip.  
  • Komunikues dhe korrekt në punë.  
  • I gatshëm për të marrë përgjegjësi dhe për të zgjidhur situata operative. 
  • Me aftësi për të punuar në mënyrë të pavarur dhe në koordinim me menaxhmentin.  

Detajet e tjera të punës dhe mënyra e funksionimit të proceseve në depo do të prezantohen gjatë procesit të intervistimit dhe trajnimit. 

Bëhuni pjesë e ekipit tonë duke aplikuar përmes e-mailit: hr@postman-ks.com 

Afati: 28 shtator 2026 · ka skaduar
Aplikimet janë mbyllur
Postman
Transport, Logjistikë
49Ndjekës
0Shpallje
0Punësime '26
Kategoria Menaxhment
Skadon 28/09/26 (Ka skaduar!)
Orari Full Time
Lokacioni Fushë Kosovë