1
Kategoria
Skadon
Orari
Lokacioni
	 	 

Kompania DECON SH.P.K shpall konkurs për pozitën:

  • 4 TEKNIK TE ELEKTROS

Detyrat dhe përgjegjësitë:

  • Montimi dhe instalimi i pajisjeve elektrike;
  • Montimi dhe lidhja e paneleve elektrike;
  • Leximi dhe zbatimi i skemave elektrike;
  • Kontrollimi i lidhjeve dhe kryerja e testimeve fillestare nën mbikëqyrjen e inxhinierit përgjegjës;
  • Respektimi i standardeve teknike dhe i rregullave të sigurisë në punë;
  • Bashkëpunimi me ekipin teknik gjatë realizimit të projekteve.

Kualifikimet e kërkuara:

  • Shkollim i mesëm profesional në drejtimin e elektroteknikës;
  • Njohuri praktike në instalime elektrike;
  • Aftësi për të lexuar skema elektrike;
  • Përvojë pune në këtë fushë përbën përparësi;
  • Përgjegjësi, korrektësi dhe gatishmëri për punë ekipore;
  • Patentë shoferi e kategorisë B përbën përparësi.

Ne ofrojmë:

  • Pagë konkurruese;
  • Kontratë të rregullt pune;
  • Ambient profesional dhe të sigurt;
  • Mundësi për zhvillim dhe avancim profesional;
  • Punë në projekte të ndryshme në fushën e energjetikës dhe instalimeve elektrike.
Pozita është e hapur për kandidatë me nivele të ndryshme të përvojës profesionale – nga fillestarët dhe të sapodiplomuarit deri te teknikët me përvojë të avancuar. Kandidatët fillestarë do të kenë mundësi trajnimi dhe zhvillimi profesional brenda kompanisë.
 
Kandidatët e interesuar mund ta dërgojnë CV-në ose të kontaktojn përmes mesazhit privat ose në adresën zyrtare të kompanisë.

Email address: decon.elektrik@gmail.com

Numri kontaktues: +383 49 773 594

Lokacioni: Magj.Prishtinë-Ferizaj, Preoc

Konkursi është i hapur deri me datë 18.09.2026.

KosovaJob është rrjeti më i madh i punësimit në Kosovë i çertifikuar nga Bureau Veritas me ISO 9001:2015 Standardet për kualitet