1
Kategoria
Skadon
Orari
Lokacioni
	 	 

KONKURS PUNE

Kompania: SushiCo Kosova Sh.P.K

Afati për aplikim: Deri më :23/09/2026

Për kompaninë

SushiCo Kosova Sh.P.K është kompani e themeluar në vitin 2018 dhe është partner i franshizës SushiCo.

Pozitat (6 vende pune)

  • Motorist (2)
  • Shofer(2)
  • Mirëmbajtëse (1)
  • Kamarier(1)

Pozita: Kamarier/e 

Detyrat dhe përgjegjësitë për Kamarier/e 

  •  Shërbimi i ushqimeve dhe pijeve te ndryshme; 
  •  Rregullimi dhe mirembajtja e zonës së shërbimit; 
  •  Pergatitja e serviseve; 
  •  Mikëpritja e klientëve;

Pozita: Mirëmbajtëse 

Përgjegjësitë kryesore:

  • Kujdesi për mirëmbajtjen dhe rregullin e ambienteve të punës.
  • Kryerja e detyrave të caktuara nga punëdhënesi. 

Pozita: Shofer

Detyrat dhe përgjegjësitë për shofer 

  • Të ketë patentë shofer, dhe së paku 2 vite eksperiencë vozitje nëpër rrugët e Kosovës
  • Të jetë i përgjegjshëm në komunikacion
  • Të kujdeset për automjetin e tij dhe të njoftoj për defekte eventuale
  • Të jetë komunikativ
  • Të jetë i gatshem për punë në ekip
  • Të jetë i motivuar për punë afatgjate
  • Të jetë i aftë për punë nën presion të kohës.

Pozita: Motorist

Detyrat dhe Përgjegjësitë Kryesore:

  • Të ketë patentë shoferin kategoria A.
  • Të sigurojë vozitje të përgjegjshme dhe të sigurt në çdo kohë.
  • Të mirëmbajë automjetin e kompanisë dhe të raportojë për çdo problem mekanik të mundshëm.
  • Të jetë komunikativ dhe me sjellje të mirë ndaj klientëve.
  • Të punojë në mënyrë efektive në ekip.
  • Të jetë i motivuar për punësim afatgjatë.
  • Të menaxhojë dërgesat në kohë dhe të jetë i aftë të punojë nën presion të afateve.
  • Të jetë i gatshëm të punojë në kushte të ndryshme atmosferike, përfshirë shiun dhe të ftohtin.

Kualifikimet dhe Kërkesat:

  • Minimumi 1 vit përvojë pune në pozitë të ngjashme.
  • Fleksibilitet në orar pune.
  • Aftësi për të bashkëpunuar dhe punuar në grup.
  • Të jetë korrekt dhe i përpiktë në respektimin e orarit.
  • Njohuri bazë të gjuhës angleze.

Çka ofrojmë ne:

  • Pagë konkurruese dhe bonuse për cdo porosi(motoristi).
  • Ambient pune miqësor dhe dinamik.

Të gjithë të interesuarit janë të mirëseardhur.

Kandidatët që plotësojnë kriteret e lartcekura, luten që CV’të e tyre t’i dërgojnë në e-mailin: kosovasushico@gmail.com

+38345555562;  +38344764444 ; +3834946648

KosovaJob është rrjeti më i madh i punësimit në Kosovë i çertifikuar nga Bureau Veritas me ISO 9001:2015 Standardet për kualitet