KosovaJob
Bake & Cake E re

Dekoruese, Përgatitëse e Ëmbëlsirave

Lokacioni Prishtinë Orari Full Time Kategoria Gastronomi, Hoteleri, Turizëm Skadon më 19 nëntor 2026
	 	 

KONKURS PUNE – Bake & Cake

Pozitat e lira: Dekoruese & Përgatitëse e Ëmbëlsirave

Bake & Cake po zgjerohet dhe kërkon dy persona me përvojë të detyrueshme në fushën e pastiçerisë, për t’u bërë pjesë e ekipit tonë profesional dhe kreativ.

DEKORUESE (Krem & Fondant)

Kërkesat:

  • Përvojë e obliguar në dekorimin e tortave me krem, fondant dhe detaje artistike
  • Aftësi të zhvilluara kreative dhe sy i mprehtë për detaje
  • Njohuri në punë me krem stabil, ganache, figurina fondanti, motive të ndërlikuara
  • Pastërti, organizim dhe seriozitet në punë
  • Aftësi për punë ekipore dhe menaxhim të kohës

Detyrat kryesore:

  • Dekorimi profesional i tortave
  • Përgatitja e elementeve të detajuara dekorative
  • Prezantim estetik i produkteve
  • Ruajtja e pastërtisë dhe standardeve të pikës së punës

PËRGATITËSE E ËMBËLSIRAVE

Kërkesat:

  • Përvojë e obliguar në përgatitjen e ëmbëlsirave, pjekje dhe proceset e pastiçerisë
  • Aftësi të mira teknike në ndjekjen e recetave
  • Njohuri bazike në pjekje, konsistencë brumi, kremra, mbushje, etj.
  • Saktësi, pastërti dhe organizim
  • Aftësi për punë ekipore dhe ritëm pune

Detyrat kryesore:

  • Përgatitja e ëmbëlsirave të ndryshme sipas recetave të brendshme
  • Pjekja dhe përpunimi teknik i brumeve dhe kremrave
  • Mbajtja e higjienës dhe standardeve të cilësisë
  • Ndihmë në prodhim sipas nevojës ditore

Ne ofrojmë:

  • Ambient pune modern dhe profesional
  • Siguri, stabilitet dhe orar të rregullt
  • Pagesë konkurruese
  • Mundësi zhvillimi në artin e pastiçerisë

Vendndodhja: Bake & Cake
Aplikime: Dërgo CV ose kontakto në WhatsApp / Viber në +38345 242 777 dhe +38349 242 777

Afati: 19 nëntor 2026 · edhe 28 ditë
Bake & Cake
Administratë
0Ndjekës
1Shpallje
0Punësime '26
Kategoria Gastronomi, Hoteleri, Turizëm
Skadon 19/11/26 (28 ditë)
Orari Full Time
Lokacioni Prishtinë