KosovaJob
Garden Downtown PREMIUM+E re

Recepsioniste

Lokacioni Prishtinë Orari Full Time Kategoria Administratë Skadon më 20 nëntor 2026
Apliko tani
	 	 

Pozita: Recepsioniste

Garden Downtown shpall konkurs për pozitën Recepsioniste. Kërkojmë një person të komunikueshëm, të përkushtuar dhe mikpritës, i/e gatshëm/gatshme të ofrojë shërbim cilësor për mysafirët tanë.

Përgjegjësitë kryesore:

  • Mirëpritja me mirësjellje e mysafirëve gjatë arritjes dhe largimit nga hoteli.
  • Sigurimi i një atmosfere të ngrohtë dhe profesionale gjatë gjithë qëndrimit të tyre.
  • Dhënia e informacioneve të nevojshme për shërbimet e hotelit, atraksionet lokale dhe ofertat promocionale.
  • Regjistrimi dhe mirëmbajtja e të dhënave të mysafirëve.
  • Menaxhimi i rezervimeve dhe kërkesave të mysafirëve.
  • Kryerja e pagesave për shërbimet e ofruara.
  • Komunikimi me mysafirët potencial dhe rikontaktimi i tyre sipas nevojës.
  • Bashkëpunimi me stafin për të përmbushur kërkesat e mysafirëve.
  • Përgjegjësi të tjera sipas kërkesës së menaxherit.

Kualifikimet dhe aftësitë e kërkuara:

  • Njohuri të mira në përdorimin e kompjuterit
  • Njohuri e gjuhës angleze (gjuhë të tjera përbëjnë përparësi).
  • Aftësi të mira komunikimi dhe mikpritjeje.
  • E motivuar dhe e gatshme për të punuar nën presion dhe jashtë orarit, nëse kërkohet.
  • Përvoja e mëparshme në pozita të ngjashme është përparësi.

Orari i punës:

  • Puna organizohet me ndërrime sipas nevojës së hotelit.
  • Punonjësja ka të drejtë në dy ditë pushimi gjatë javës.

Dokumentet e nevojshme për aplikim:

  • CV e përditësuar me fotografi (format i vogël).
  • Përshkrim të eksperiencave të mëparshme.
  • Rekomandime nga vende të mëparshme pune (nëse ka).

Aplikimi:
Dërgoni dokumentet në email: apliko@hotelgarden-ks.com ose permes butonit "Apliko këtu"

Afati: 20 nëntor 2026 · edhe 32 ditë
Apliko tani
Garden Downtown
Gastronomi, Hoteleri, Turizëm · Prishtine
0Ndjekës
1Shpallje
0Punësime '26
Kategoria Administratë
Skadon 20/11/26 (32 ditë)
Orari Full Time
Lokacioni Prishtinë