SARAJEVA STEAK HOUSE
KONKURS PUNE
Pozita: Marketing Manager
Sarajeva Steak House është në kërkim të një Marketing Manager-i/e kreativ/e, energjik/e dhe të orientuar drejt rezultateve, i/e cili/a do të marrë përgjegjësinë për planifikimin, organizimin dhe realizimin e aktiviteteve të marketingut të kompanisë.
Personi që i bashkohet ekipit tonë do të ketë rol aktiv në zhvillimin e prezencës së brendit, krijimin e përmbajtjeve, menaxhimin e rrjeteve sociale dhe realizimin e kampanjave promovuese.
Detyrat dhe përgjegjësitë
- Hartimi dhe zbatimi i planit mujor dhe vjetor të marketingut;
- Menaxhimi i rrjeteve sociale të kompanisë: Instagram, Facebook, TikTok dhe platformave të tjera sipas nevojës;
- Hartimi dhe menaxhimi i kalendarit të përmbajtjeve për rrjetet sociale;
- Krijimi i ideve dhe koncepteve kreative për Reels, TikTok, Story, postime dhe kampanja promocionale;
- Organizimi dhe koordinimi i fotografimeve dhe video-xhirimeve në lokacionet e Sarajeva Steak House;
- Krijimi i përmbajtjeve të thjeshta foto/video dhe koordinimi me fotografë, videografë dhe dizajnerë për materiale profesionale;
- Përgatitja e teksteve dhe përmbajtjeve për postime, reklama, oferta dhe kampanja;
- Planifikimi, realizimi dhe monitorimi i kampanjave të sponsorizuara në Meta Ads dhe kanale të tjera digjitale;
- Organizimi dhe koordinimi i bashkëpunimeve me influencerë dhe krijues të përmbajtjes;
- Përgatitja e kampanjave për produkte të reja, oferta sezonale, evente dhe hapje të reja;
- Vizita të rregullta në lokacionet e Sarajeva Steak House për krijimin e përmbajtjeve dhe përcjelljen e aktiviteteve;
- Kujdesi për ruajtjen dhe zhvillimin e identitetit vizual dhe imazhit të brendit;
- Koordinimi i përgatitjes së materialeve promocionale, menuve, posterëve, billboard-eve dhe materialeve të tjera të marketingut;
- Monitorimi i trendeve në rrjetet sociale dhe përshtatja e tyre në mënyrë kreative me brendin;
- Monitorimi i konkurrencës dhe propozimi i ideve dhe aktiviteteve të reja;
- Monitorimi i rezultateve të kampanjave dhe përgatitja e raporteve mujore të performancës së marketingut;
- Bashkëpunimi i ngushtë me Menaxhmentin dhe departamentet e tjera të kompanisë.
Kualifikimet dhe aftësitë
- Përvojë relevante në marketing, marketing digjital dhe/ose menaxhim të rrjeteve sociale;
- Njohuri të mira të Instagram, Facebook dhe TikTok;
- Aftësi për krijimin e përmbajtjeve kreative dhe përshtatjen e tyre me identitetin e brendit;
- Njohuri në Meta Business Suite / Ads Manager;
- Njohuri në Canva dhe programe për editim të videove, si CapCut ose të ngjashme;
- Kreativitet, iniciativë, organizim dhe përgjegjësi në punë;
- Aftësi për të menaxhuar disa projekte dhe aktivitete paralelisht;
- Aftësi të mira komunikimi dhe bashkëpunimi në ekip;
- Përvoja në marketing për restorante, hoteleri, retail ose brende me shumë lokacione konsiderohet përparësi.
Çfarë ofrojmë?
- Mundësi për të menaxhuar dhe zhvilluar marketingun e një brendi të konsoliduar;
- Hapësirë për kreativitet dhe realizim të ideve të reja;
- Ambient dinamik pune dhe bashkëpunim të drejtpërdrejtë me Menaxhmentin;
- Mundësi për zhvillim profesional.
Informata për pozitën
Vendi i punës: Prishtinë + vizita në njësitë e Sarajeva Steak House
Orari: Punë me orar të plotë
Pozita: Marketing Manager
Aplikimi
Kandidatët e interesuar duhet të dërgojnë CV-në dhe portfolio ose shembuj të punëve, videove, kampanjave apo faqeve të menaxhuara më parë.
Email për aplikim: azra@sarajevasteakhouse.com
Afati i aplikimit: 24.08.2026 – 24.09.2026
Bëhu pjesë e Sarajeva Steak House dhe ndihmo në zhvillimin e mëtejshëm të brendit tonë.
