1
PREMIUM PLUS

Drejtor/eshë i/e Departamentit Operacional

Ruaj
Credins
Follow
Kategoria
Skadon
Orari
Lokacioni
	 	 

POZICION I LIRË PUNE

Banka Credins Kosovë kërkon të punësojë: Drejtor/e Departamenti Operacional 

Prishtinë    

Qëllimi i pozicionit:

Qëllimi i pozitës së Drejtorit të Departamentit të Operacioneve është të sigurojë drejtimin strategjik dhe funksionimin efikas, të sigurt dhe të pandërprerë të proceseve operacionale të Bankës, në përputhje me objektivat e saj, politikat e brendshme dhe kërkesat rregullative të BQK-së. Pozita është përgjegjëse për forcimin e kontrolleve të brendshme, menaxhimin e rrezikut operacional, optimizimin e proceseve dhe garantimin e cilësisë së shërbimeve operacionale.

Përgjegjësitë kryesore:

  • Drejton dhe mbikëqyr të gjitha proceset operacionale të Bankës, duke siguruar efikasitet, saktësi dhe vazhdimësi të operacioneve;
  • Siguron zbatimin e politikave, procedurave, kërkesave ligjore dhe rregullative të BQK-së;
  • Mbikëqyr proceset e pagesave dhe transfertave, administrimit të kredive, operacioneve me para të gatshme dhe funksioneve te tjera në Departament;
  • Siguron kontrolle të brendshme efektive, ndarje të qartë të detyrave dhe zbatim të parimit të katër syve;
  • Identifikon dhe menaxhon rreziqet operacionale, incidentet, gabimet dhe ndërprerjet e shërbimeve;
  • Siguron vazhdimësinë e biznesit dhe gatishmërinë e proceseve kritike;
  • Udhëheq automatizimin, standardizimin dhe përmirësimin e vazhdueshëm të proceseve;
  • Menaxhon performancën, zhvillimin dhe organizimin e stafit të Departamentit;
  • Bashkëpunon me Riskun, Pajtueshmërinë, Auditimin, IT-në dhe strukturat e tjera të Bankës;

Kriteret e nevojshme për pozicionin e punës Drejtor/e Departamenti Operacional:

  • Diplomë universitare në ekonomi, financa, banka, administrim biznesi ose fushë relevante; Master/MBA konsiderohet përparësi e rëndësishme;
  • Minimum 10 vjet përvojë në sektorin bankar ose financiar, prej të cilave së paku 5 vjet në pozita të larta menaxheriale;
  • Përvojë e dëshmuar në drejtimin e operacioneve bankare dhe menaxhimin e proceseve kritike;
  • Njohuri të avancuara të kuadrit ligjor dhe rregullativ të BQK-së, kontrolleve të brendshme dhe menaxhimit të rrezikut operacional;
  • Përvojë në automatizimin dhe përmirësimin e proceseve bankare;
  • Aftësi të larta drejtuese, strategjike, analitike dhe vendimmarrëse;
  • Njohje shumë e mirë e gjuhës shqipe dhe angleze.

Çfarë ofrojmë ne:

Një paketë financiare shumë të mirë dhe konkurruese. Atmosferë dinamike dhe grup punë në rritje. Zhvillim personal dhe profesional të vazhdueshëm.

Të interesuarit të dërgojnë CV  në adresën: burimenjerezore@bankacredins-ks.com

CV-të do të pranohen vetëm në formatin PDF dhe vetëm kandidatët të cilët përmbushin kriteret do të përzgjidhen dhe do të njoftohen për intervistë pranë Departamentit të Burimeve Njerëzore të Bankës Credins Kosovë.

Aplikimet duhet të dorëzohen brenda datës 02.09.2026

KosovaJob është rrjeti më i madh i punësimit në Kosovë i çertifikuar nga Bureau Veritas me ISO 9001:2015 Standardet për kualitet