1
Kategoria
Skadon
Orari
Lokacioni
	 	 

K2.0 po kërkon Asistent/e për Redaksi dhe Projekte
K2.0 po kërkon një Asistent/e për Redaksi dhe Projekte për të ndihmuar në koordinimin e përditshëm të punës sonë në redaksi dhe në projekte.
Jemi në kërkim të një personi të organizuar, komunikues dhe që ka interes në gazetari dhe media, i cili/e cila mund të ndihmojë në përcjelljen e punës ne redaksi, përfshirë artikujt, afatet, marrëdhënien me bashkëpunëtorë të jashtëm dhe hapave konkretë që duhet ndjekur deri në publikimin e përmbajtjes.
Pozita: Asistent/e i/e Redaksisë dhe Projekteve
Orari: 40 orë në javë (orar i plotë)
Vendndodhja: Prishtinë
Afati i aplikimit: E dielë, 6 shtator 2026
Data e fillimit: Tetor 2026
Përgjegjësitë kryesore

  • Mbështet zbatimin e kalendarit redaktorial dhe përcjell artikujt, detyrat dhe afatet;
  • Komunikon me autorët dhe bashkëpunëtorët e jashtëm dhe përcjell propozimet për artikuj dhe materialet e dorëzuara;
  • Ndihmon në koordinimin e përkthimeve, materialeve vizuale dhe nevojave të tjera të produksionit;
  • Mban listë të organizuar të përmbajtjeve redaktoriale të publikuara dhe atyre në proces;
  • Mban dhe përditëson bazat e të dhënave të autorëve, bashkëpunëtorëve dhe burimeve editoriale;
  • Mbështet përcjelljen e përmbajtjeve editoriale që lidhen me projektet dhe përmbledh informacionin dhe dokumentacionin e nevojshëm për publikimet;
  • Monitoron emailin e përgjithshëm të K2.0 dhe i drejton kërkesat te anëtarët përkatës të stafit.

Jemi në kërkim të dikujt që:

  • Është i/e organizuar dhe i kushton rëndësi detajeve;
  • Komunikon qartë dhe është i/e gatshëm/me të përcjellë rregullisht komunikimin dhe detyrat me persona të ndryshëm;
  • Ka interes për gazetari, media dhe punën e K2.0;
  • Mund të punojë në gjuhën shqipe dhe angleze; njohja e gjuhës serbe është përparësi;
  • Përvoja e kaluar në menaxhim të projekteve është përparësi.
  • Përvoja e kaluar në gazetari, media, komunikim ose punë me projekte është përparësi, por mirëpresim edhe aplikantë/e që janë në fazat e para të karrierës dhe kanë interes për të mësuar.

Për të aplikuar:
Për të aplikuar, kliko "Apliko" më poshtë deri në mesnatë, më 6 shtator 2026, duke bashkëngjitur:

  • CV-në tuaj;
  • Letrën e motivimit;
  • Emrin dhe të dhënat e kontaktit të dy personave që K2.0 mund t’i kontaktojë për referencë