Gazetar/e – Emisioni i Mëngjesit
URBAN FM PO KËRKON GAZETAR/E
Pozita: Gazetar/e – Emisioni i Mëngjesit
Lokacioni: Prishtinë
Media: Urban FM 103.5
Bëhu pjesë e ekipit të Urban FM!
Urban FM po kërkon një gazetar/e për t'iu bashku ekipit të emisionit të mëngjesit.
Nëse je person kurioz, i përcjell zhvillimet e fundit, ke interesim për muzikën, kulturën, aktualitetin dhe temat që e preokupojnë shoqërinë, atëherë kjo mundet me qenë mundësia e duhur për ty.
Po kërkojmë dikë që ka ide, din me i zhvillu ato dhe ka dëshirë me kontribu në krijimin e një emisioni dinamik, informues dhe argëtues.
Çka përfshin pozita?
- Hulumtimin dhe përgatitjen e temave ditore për emisionin e mëngjesit.
- Përcjelljen e zhvillimeve aktuale në Kosovë dhe në botë, me fokus në kulturë, muzikë, art, teknologji dhe çështje sociale.
- Përgatitjen dhe realizimin e intervistave me të ftuar nga fusha të ndryshme.
- Shkrimin dhe përshtatjen e përmbajtjeve për transmetim në radio dhe publikimnë platformat digjitale.
- Bashkëpunimin me moderatorët dhe ekipin e produksionit për zhvillimin e përditshëm të emisionit.
- Kontributin me ide dhe formate të reja që e bëjnë përmbajtjen më interesante për dëgjuesit.
Çka kërkojmë prej teje?
- Aftësi të mira komunikimi, shkrimi dhe të shprehuri.
- Kreativitet, iniciativë dhe interesim për gazetarinë dhe mediat.
- Aftësi për me hulumtu, verifiku dhe prezantu informacione në mënyrë të qartë dhe tëkuptueshme.
- Njohuri dhe interesim për trendet aktuale, rrjetet sociale dhe kulturën bashkëkohore.
- Aftësi për punë ekipore dhe organizim të mirë të kohës.
- Gatishmëri për punë në orët e mëngjesit.
Përvoja e mëparshme në gazetari, radio ose media digjitale është përparësi, porjo domosdoshmëri. Më shumë se gjithçka, na interesojnë kurioziteti, kreativiteti dhedëshira për me mësu e me kriju përmbajtje cilësore.
Si me apliku?
Nëse mendon që kjo pozitë të përshtatet, dërgo CV-në tënde në:
info@radiourban.fm
Në subjekt të emailit shëno: Aplikim – Gazetar/e për Emisionin e Mëngjesit
Nëse ke realizu më herët intervista, artikuj, video ose përmbajtje të tjera mediatike, mundesh me na i bashkëngjit edhe ato.
Afati i aplikimit: [15.11.2026]
Urban FM 103.5 | Prishtinë
radiourban.fm