1
Kategoria
Skadon
Orari
Lokacioni
	 	 


Agjent/e i/e Patundshmërive — Marigona Residence

Rreth nesh

ANEM Real Estate është agjenci e patundshmërive premium me mbi 15 vjet përvojë në tregun e Kosovës. Ne specializohemi në prona rezidenciale dhe biznesore, dhe po zgjerojmë ekipin tonë me një agjent të dedikuar për Marigona Residence, një nga komplekset më prestigjioze rezidenciale dhe afariste në Prishtinë.

Përgjegjësitë

  • Prezantimi dhe shitja e pronave rezidenciale dhe biznesore në Marigona Residence tek klientët potencialë
  • Organizimi dhe udhëheqja e vizitave në terren 
  • Ndërtimi dhe mbajtja e marrëdhënieve afatgjata me klientët
  • Kualifikimi i klientëve dhe përcjellja e tyre përgjatë procesit të blerjes
  • Reagimi i shpejtë ndaj kërkesave të klientëve 
  • Përditësimi i të dhënave në sistemin CRM
  • Bashkëpunimi me ekipin e marketingut dhe atë ligjor për finalizimin e transaksioneve

Kualifikimet

  • Përvojë në shitje (përparësi përvoja në patundshmëri, por jo e domosdoshme)
  • Aftësi të shkëlqyera komunikuese dhe negociuese
  • Paraqitje profesionale dhe qasje e orientuar nga klienti
  • Njohuri të mira të tregut të patundshmërive në Prishtinë (përparësi)
  • Njohja e gjuhës angleze 
  • Njohja e ndonjë gjuhe tjetër është përparësi
  • Patentë shofer 
  • Motivim i lartë dhe orientim drejt rezultateve

Ne ofrojmë

  • Pagë bazë dhe komision konkurrues
  • Trajnim profesional dhe qasje në akademinë e brendshme të ANEM
  • Portofol pronash premium, rezidenciale dhe biznesore 
  • Mjete digjitale dhe sistem CRM modern për menaxhimin e klientëve
  • Ambient pune profesional dhe mundësi për zhvillim në karrierë 

Si të aplikoni

Dërgoni CV-në tuaj në info@anem-ks.com me subjektin "Agjent i Patundshmërive — Marigona Residence". Konkursi është i hapur deri më 24.08.2026

KosovaJob është rrjeti më i madh i punësimit në Kosovë i çertifikuar nga Bureau Veritas me ISO 9001:2015 Standardet për kualitet