KONKURS PUNE
Pozita: Përgjegjës i Dyqanit
Kompania Lifestyle sh.p.k. shpall konkurs për pranimin e një Përgjegjësi të Dyqanit, i cili do të jetë përgjegjës për organizimin, koordinimin dhe mbikëqyrjen e punës së përditshme në dyqan, menaxhimin e stafit dhe arritjen e objektivave të kompanisë.
Detyrat dhe përgjegjësitë:
- Organizon dhe mbikëqyr punën e përditshme të dyqanit.
- Menaxhon, koordinon dhe motivon ekipin e punës.
- Përgatit oraret e punës dhe siguron shpërndarjen efikase të detyrave.
- Siguron ofrimin e një shërbimi cilësor ndaj klientëve.
- Mbikëqyr realizimin e objektivave të shitjes dhe ndërmerr masa për përmirësimin e performancës.
- Kontrollon porositë, pranimin dhe sistemimin e mallrave.
- Kujdeset për ekspozimin korrekt të produkteve sipas standardeve të kompanisë.
- Mbikëqyr procesin e arkës dhe përgatit raportet ditore dhe mujore.
- Siguron respektimin e rregulloreve të kompanisë, standardeve të higjienës dhe sigurisë në punë.
- Raporton rregullisht tek menaxhmenti për ecurinë e punës së dyqanit.
Kualifikimet:
- Arsim i mesëm i përfunduar; arsimi universitar përbën përparësi.
- Minimumi 3 vite përvojë pune në sektorin e shitjes, prej të cilave të paktën 2 vite në pozitë udhëheqëse (Përgjegjëse Dyqani, Menaxhere, Zëvendës Menaxhere ose pozitë të ngjashme).
- Aftësi të dëshmuara në menaxhimin e stafit dhe organizimin e punës.
- Aftësi të shkëlqyera komunikuese, organizative dhe udhëheqëse.
- Njohuri të mira të paketës Microsoft Office.
- Integritet, përgjegjësi dhe aftësi për të punuar nën presion.
Ne ofrojmë:
- Kontratë të rregullt pune.
- Pagë konkurruese dhe bonuse të bazuara në performancë.
- Ambient profesional dhe dinamik pune.
- Mundësi zhvillimi dhe avancimi në karrierë.
- Trajnime dhe mbështetje të vazhdueshme.
Mënyra e aplikimit:
Kandidatët e interesuar mund të dërgojnë CV-në e tyre në adresën elektronike :HR@lifestyle-ks.com
Afati i aplikimit: 13.08.2026-13.09.2026
Vetëm kandidatët që përmbushin kriteret dhe përzgjidhen në listën e ngushtë do të kontaktohen për intervistë.