1
Kategoria
Skadon
Orari
Lokacioni
	 	 

KONKURS PUNE

Pozita: Menaxher/e

Lokacioni: Prishtinë, Kosovë.

Lloji i punës: Me orar të plotë.

Përshkrimi i kompanisë:

Voom është platformë ndërmjetësimi në sektorin e transportit urban, e cila koordinon kërkesën e klientëve me rrjetin e shoferëve të licencuar të taksive. Kompania synon të rrisë efikasitetin e shërbimit, të përmirësojë përvojën e përdoruesit dhe të sigurojë standarde të larta të sigurisë dhe besueshmërisë.

Përshkrimi i pozitës:

Voom shpall konkurs publik për pozitën Menaxher/e, i/e cili/a do të jetë përgjegjës/e për menaxhimin e përgjithshëm të operacioneve të kompanisë, duke siguruar efikasitet, rritje dhe cilësi të shërbimeve.

Përgjegjësitë kryesore:

  • Menaxhimi dhe mbikëqyrja e operacioneve të përditshme të kompanisë; 
  • Koordinimi i aktiviteteve ndërmjet departamenteve; 
  • Zbatimi i strategjive dhe planeve zhvillimore të kompanisë; 
  • Përmirësimi dhe optimizimi i proceseve operative për rritjen e efikasitetit; 
  • Monitorimi dhe raportimi i performancës (KPI-së); 
  • Menaxhimi i burimeve njerëzore; 
  • Sigurimi i cilësisë së shërbimeve dhe kënaqësisë së klientëve;
  • Identifikimi dhe zgjidhja e problemeve në kohë reale;
  • Raportimi te CEO dhe menaxhmenti i lartë;

Kualifikimet dhe aftësitë e kërkuara:

  • Diplomë universitare në Menaxhim, Ekonomi, Biznes ose fusha të ngjashme; 
  • Përvojë e konsiderueshme në pozita menaxheriale (preferohet në operacione); 
  • Aftësi të forta lidershipi dhe organizimi; 
  • Aftësi analitike dhe vendimmarrëse; 
  • Aftësi të shkëlqyera komunikimi dhe menaxhimi të ekipit; 
  • Njohuri të proceseve operative dhe zhvillimit të biznesit;

Ne ofrojmë:

  • Pozitë udhëheqëse në një kompani në rritje;
  • Ambient pune profesional, dinamik dhe bashkëpunues;
  • Mundësi reale për avancim në karrierë;
  • Benefite sipas politikave të kompanisë; 
  • Pjesëmarrje në zhvillimin strategjik të kompanisë.

Të interesuarit mund të aplikojnë duke dërguar:

  • CV-në;
  • Letër Motivimi;
  • Dëshmi të kualifikimeve profesionale (Diploma, Certifikata);
  • Dëshmi të përvojës së punës; 
  • Referenca Relevante.

Aplikimet duhet të dërgohen në email:info@voom.taxi, deri me datë 31.08.2026.

Aplikimet trajtohen në konfidencialitet të plotë. Vetëm kandidatët e përzgjedhur do të kontaktohen.

KosovaJob është rrjeti më i madh i punësimit në Kosovë i çertifikuar nga Bureau Veritas me ISO 9001:2015 Standardet për kualitet