Beta Group shpall konkurs për pozitat:
Lokacioni: Lipjan
1 SHOFER – KATEGORIA CE
Detyra dhe Përgjegjësitë:
- Përgjegjës për transportin dhe drejtimin e kamionit.
- Bartja e sigurt dhe e rregullt e mallit.
- Kujdesi për dokumentacionin e nevojshëm gjatë transportit.
Kriteret e kërkuara:
- Kandidatët duhet te posedojnë patentë shoferi të vlefshme të Kategorisë CE;
- Njohuri për dokumentacionin e transportit dhe qarkullimit rrugor;
- Aftësi për të vozitur në distanca të gjata, brenda dhe jashtë vendit (nëse kërkohet).
- Të ketë përvojë pune në transport të mallrave me kamion dhe rimorkio;
- Të ketë njohuri të rrugëve të Kosovës.
(5) SHOFER – KATEGORIA C
Detyra dhe Përgjegjësitë:
- Përgjegjës për transportin dhe drejtimin e kombit apo kamionit, si dhe për bartjen e mallit;
Kualifikimet e kërkuara:
- Kandidatët duhët të kenë të përfunduar shkollën e mesme.
- Të ketë përvojë pune si shofer i kamionit apo kombit;
- Të jenë të pajisur me patentë shofer të Kategorisë C;
- Të ketë njohuri të rrugëve të Kosovës.
Si të Aplikoni
Beta Group sh.p.k është një punëdhënës i mundësive të barabarta. Të gjithë aplikantët dhe punonjësit e kualifikuar do të marrin konsideratë për punësim.
Të interesuarit të dërgojnë CV e tyre përmes e-mailit: office@beta-ks.com. Afati i aplikimit është deri me datën 13 Shtator 2026 ora 17:00.
