1
Kategoria
Skadon
Orari
Lokacioni
	 	 

Konkurs Pune – Arkitekt / Arkitekte

Lokacioni: Vitomiric , Pejë

Kompania: Forum SHPK

Pozita: Arkitekt

Orari: Full Time

KONKURS PUNE 

Forum Home është një nga kompanitë lider në industrinë e mobilimit në Kosovë, me fabrikë moderne prodhimi, rrjet shitjesh me shumicë dhe pakicë në të gjithë territorin e vendit. Kompania operon me standarde të larta profesionale, fokus në cilësi, inovacion dhe dizajn funksional.

Si pjesë e zgjerimit të ekipit tonë profesional, kërkojmë një Arkitekt/e që do të kontribuojë në zhvillimin e projekteve të mobilimit dhe hapësirave të brendshme, nga koncepti deri në realizim final.

Përgjegjësitë Kryesore

  • Hartimi i projekteve arkitektonike dhe dizajneve të interierit
  • Përgatitja e vizatimeve teknike për prodhim (detaje ekzekutive)
  • Bashkëpunim i ngushtë me departamentin e prodhimit dhe montimit
  • Përshtatja e projekteve sipas kërkesave të klientëve
  • Përgatitja e renderimeve 3D dhe prezantimeve vizuale
  • Mbikëqyrja e zbatimit të projektit deri në finalizim
  • Koordinimi me ekipin e shitjes për projekte të personalizuara

Kualifikimet dhe Kërkesat

  • Diplomë universitare në Arkitekturë
  • Minimum 2 vite përvojë pune (preferohet në interier ose mobilim)
  • Njohuri shumë të mira në AutoCAD
  • Njohuri në SketchUp / 3Ds Max / Lumion (ose programe të ngjashme)
  • Njohuri në paketën Adobe (Photoshop, Illustrator – përparësi)
  • Aftësi të forta organizative dhe komunikimi
  • Mendim kreativ me fokus në zgjidhje praktike dhe funksionale
  • Aftësi për të punuar në ekip dhe nën presion afatesh

Çfarë Ofrojmë

  • Ambient profesional dhe dinamik pune
  • Mundësi zhvillimi dhe avancimi në kompani
  • Përfshirje në projekte të mëdha komerciale dhe rezidenciale

Të interesuarit mund të dërgojnë CV-në në: info@forum-ks.com

Data aplikimit: 12.08.2026 – 31.08.2026

KosovaJob është rrjeti më i madh i punësimit në Kosovë i çertifikuar nga Bureau Veritas me ISO 9001:2015 Standardet për kualitet