1
Kategoria
Skadon
Orari
Lokacioni
	 	 

KONKURS PUNE – RECEPCIONIST/E

BINNI Prishtinë
Magjistralja Prishtinë–Ferizaj, km 8, Llapnasellë

BINNI shpall konkurs për pozitën Recepcionist/e, për t’iu bashkuar ekipit tonë profesional dhe dinamik.

Përgjegjësitë kryesore:

  • Mirëpritja dhe orientimi profesional i klientëve dhe vizitorëve;
  • Pranimi dhe menaxhimi i telefonatave hyrëse;
  • Komunikimi dhe korrespondenca përmes email-it;
  • Dhënia e informacioneve dhe udhëzimeve për klientët;
  • Përgatitja, sistemimi dhe administrimi i dokumentacionit;
  • Evidentimi dhe përcjellja e kërkesave të klientëve;
  • Bashkëpunimi me departamentet e tjera për koordinimin e aktiviteteve të përditshme;
  • Mbajtja e një komunikimi korrekt, profesional dhe pozitiv me klientët.

Kualifikimet dhe aftësitë:

  • Shkollim i mesëm ose universitar;
  • Përvojë paraprake në recepsion, administratë apo shërbim ndaj klientit përbën përparësi;
  • Aftësi të mira komunikuese dhe organizative;
  • Njohuri në përdorimin e kompjuterit dhe programeve bazë të Microsoft Office;
  • Aftësi për menaxhimin e email-eve dhe dokumentacionit;
  • Përgjegjshmëri, korrektësi dhe paraqitje profesionale;
  • Aftësi për të punuar në ekip dhe për të menaxhuar disa detyra njëkohësisht.

Çfarë ofrojmë:

  • Ambient profesional dhe bashkëpunues të punës;
  • Mundësi për zhvillim dhe avancim profesional;
  • Pagë konkurruese, në përputhje me përvojën dhe kualifikimet.

Të interesuarit/at janë të ftuar të aplikojnë duke dërguar CV-në e tyre bashkë me një foto në emailin: recepcioni.prishtine@binni.biz ose permes butonit te meposhtem

KosovaJob është rrjeti më i madh i punësimit në Kosovë i çertifikuar nga Bureau Veritas me ISO 9001:2015 Standardet për kualitet