1
Kategoria
Skadon
Orari
Lokacioni
	 	 

Kompania Premium Bakery është kompani prodhuese vendore me përvojë shumëvjeçare në industrinë e ushqimit me prodhimin e varianteve të ndryshme të produkteve të miellit.  

Ne ofrojmë bukë dhe pjekurina të tjera të kualitetit shumë të lartë të cilat janë të certifikuara dhe vlerësuara sipas standardeve më të larta ndërkombëtare.

Për zgjerimin dhe forcimin e ektipit tonë menaxherial, jemi në kërkim të profesionistëve të motivuar dhe me përvojë për pozitën:

  1. Menaxher i Eksportit

Qëllimi i Pozicionit

Të zhvillojë dhe menaxhojë aktivitetet e eksportit të kompanisë, duke zgjeruar tregjet ndërkombëtare dhe duke siguruar realizimin e objektivave të shitjeve jashtë vendit.

Detyrat dhe Përgjegjësitë

  • Identifikimi dhe zhvillimi i tregjeve të reja ndërkombëtare.
  • Menaxhimi i marrëdhënieve me distributorët dhe klientët ndërkombëtarë.
  • Përgatitja dhe negocimi i kontratave të eksportit.
  • Koordinimi i proceseve të eksportit me Logjistikën, Prodhimin dhe Financën.
  • Sigurimi i dokumentacionit të nevojshëm për eksport.
  • Monitorimi i kërkesave ligjore dhe doganore të vendeve të eksportit.
  • Analizimi i performancës së shitjeve në tregjet ndërkombëtare.
  • Pjesëmarrja në panaire dhe aktivitete ndërkombëtare për promovimin e kompanisë.
  • Raportimi periodik mbi aktivitetet e eksportit.

Kualifikimet

  • Diplomë universitare në Ekonomi, Biznes Ndërkombëtar ose fushë të ngjashme.
  • Minimumi 3–5 vite përvojë në eksport ose tregti ndërkombëtare.
  • Njohuri shumë të mira të procedurave të eksportit dhe dokumentacionit doganor.
  • Njohje shumë e mirë e gjuhës angleze; gjuhë të tjera përbëjnë avantazh.
  • Aftësi të forta negociuese dhe komunikuese.
  • Gatishmëri për udhëtime pune jashtë vendit.

Të gjithë kandidatët e interesuar që plotësojnë kriteret e kërkuara ftohen të aplikojnë duke dërguar CV-në e tyre në adresën elektronike: career@premiumbakery.net. Në subjektin e e-mailit, kandidatët duhet të specifikojnë qartë pozitën për të cilën aplikojnë.

Vetëm kandidatët e përzgjedhur në listën e ngushtë do të kontaktohen përmes telefonit dhe do të ftohen për intervistë.

Konkursi mbetet i hapur nga data 11.08.2026 deri më 31.08.2026.

KosovaJob është rrjeti më i madh i punësimit në Kosovë i çertifikuar nga Bureau Veritas me ISO 9001:2015 Standardet për kualitet