1
Kategoria
Skadon
Orari
Lokacioni
	 	 

Kompania Premium Bakery është kompani prodhuese vendore me përvojë shumëvjeçare në industrinë e ushqimit me prodhimin e varianteve të ndryshme të produkteve të miellit.  

Ne ofrojmë bukë dhe pjekurina të tjera të kualitetit shumë të lartë të cilat janë të certifikuara dhe vlerësuara sipas standardeve më të larta ndërkombëtare.

Për zgjerimin dhe forcimin e ektipit tonë menaxherial, jemi në kërkim të profesionistëve të motivuar dhe me përvojë për pozitën:

  1. Drejtor Komercial

Qëllimi i Pozicionit

Të udhëheqë aktivitetet komerciale të kompanisë, duke zhvilluar strategji për rritjen e shitjeve, fitimprurshmërisë dhe zgjerimin e bashkëpunimeve me partnerët strategjikë. 

Detyrat dhe Përgjegjësitë

  • Hartimi dhe zbatimi i strategjisë komerciale të kompanisë.
  • Menaxhimi i portofolit të klientëve dhe partnerëve strategjikë.
  • Negocimi i kontratave dhe marrëveshjeve tregtare.
  • Analizimi i performancës financiare dhe komerciale.
  • Bashkëpunimi me departamentet e Shitjes, Marketingut, Prodhimit, Financës dhe Logjistikës.
  • Zhvillimi i planeve për hyrje në tregje të reja.
  • Menaxhimi i politikave të çmimeve dhe marzhit të fitimit.
  • Monitorimi i tendencave të tregut dhe konkurrencës.

Kualifikimet

  • Diplomë universitare në Ekonomi, Menaxhim Biznesi ose fushë të ngjashme.
  • Minimumi 7 vite përvojë në role komerciale ose menaxheriale.
  • Përvojë në negociata dhe menaxhim kontratash.
  • Aftësi të forta analitike dhe strategjike.
  • Aftësi të shkëlqyera komunikimi dhe udhëheqjeje.
  • Njohuri shumë të mira të MS Office dhe ERP.

Të gjithë kandidatët e interesuar që plotësojnë kriteret e kërkuara ftohen të aplikojnë duke dërguar CV-në e tyre në adresën elektronike: career@premiumbakery.net. Në subjektin e e-mailit, kandidatët duhet të specifikojnë qartë pozitën për të cilën aplikojnë.

Vetëm kandidatët e përzgjedhur në listën e ngushtë do të kontaktohen përmes telefonit dhe do të ftohen për intervistë.

Konkursi mbetet i hapur nga data 11.08.2026 deri më 31.08.2026.

KosovaJob është rrjeti më i madh i punësimit në Kosovë i çertifikuar nga Bureau Veritas me ISO 9001:2015 Standardet për kualitet