Senior Designer / Production Lead
PIAR Creations po kërkon një Senior Designer / Production Lead me përvojë të fortë profesionale në dizajn grafik dhe motion design, që të marrë rol qendror në ekipin tonë të produksionit kreativ.
Po kërkojmë dikë që është njëkohësisht shumë i fortë teknikisht dhe i aftë të koordinojë, drejtojë dhe rrisë cilësinë e punës së ekipit.
Është rol senior, praktik dhe me përgjegjësi të drejtpërdrejtë për cilësinë, koordinimin dhe dorëzimin e materialeve kreative.
Përgjegjësitë kryesore
- Krijimi i materialeve të nivelit të lartë në graphic design dhe motion design;
- Mbajtja e standardit vizual të punës së ekipit;
- Koordinimi dhe dhënia e feedback-ut për dizajnerë junior, motion designer dhe video editor;
- Përkthimi i creative briefs dhe koncepteve në drejtim të qartë për produksion;
- Kontrolli dhe finalizimi i materialeve para dorëzimit;
- Menaxhimi i prioriteteve, afateve dhe workload-it në disa projekte paralelisht;
- Koordinimi me fotografë, videografë dhe bashkëpunëtorë të jashtëm kur nevojitet;
- Përfshirja hands-on në projektet më të rëndësishme, komplekse apo urgjente;
- Ndërtimi i templates, workflows dhe proceseve që e bëjnë produksionin më efikas dhe konsistent;
- Eksperimentimi me AI dhe mjete të reja kreative për të përmirësuar shpejtësinë dhe cilësinë e punës;
- Bashkëpunimi i ngushtë me ekipet e content-it, accounts dhe strategy.
Çfarë kërkojmë
- Përvojë të fortë profesionale në dizajn grafik dhe motion design;
- Portfolio të fuqishëm që demonstron nivel të lartë në punë statike dhe motion;
- Përvojë me fushata digjitale, social media dhe branded content;
- Aftësi për të punuar në mënyrë të pavarur dhe për ta çuar një brief nga ideja deri te dorëzimi final;
- Përvojë në koordinim, mentoring ose drejtim të dizajnerëve të tjerë është avantazh i rëndësishëm;
- Aftësi të mira organizative dhe menaxhim të disa projekteve paralelisht;
- Komunikim të qartë dhe aftësi të mira për problem-solving;
- Interes për AI, automation dhe mjetet e reja të kreativës;;
- Gatishmëri për të punuar në një ambient dinamik agjencie.
Si të aplikoni
Dërgoni:
Aplikimet duhet të dërgohen në adresën info@piarcreations.com - më së voni deri më 16 Gusht 2026, ora 23:59.
Në titullin e emailit ju lutemi të shkruani:
Aplikim – Senior Designer
Vetëm kandidatët e përzgjedhur për fazën e intervistimit do të kontaktohen.