1
PREMIUM PLUS
Kategoria
Skadon
Orari
Lokacioni
	 	 

Rreth Heb's Kosova

Heb's Kosova është një nga kompanitë lider dhe me rritjen më të shpejtë në industrinë e gastronomisë në Kosovë. Me prezencë aktuale në 29 lokacione dhe me mbi 1,500 punonjës, ne i shërbejmë çdo ditë mijëra konsumatorëve duke ofruar produkte cilësore dhe një përvojë të shkëlqyer shërbimi.

Në Heb's, besojmë se njerëzit janë aseti ynë më i vlefshëm. Investojmë vazhdimisht në zhvillimin profesional të punonjësve, promovojmë kulturën e bashkëpunimit, meritokracisë dhe inovacionit, si dhe krijojmë mundësi reale për rritje dhe avancim në karrierë.

Ekipi jonë po rritet dhe ne po kërkojmë Menaxher/e për Marketing të përkushtuar dhe të organizuar dhe fleksibil për të mbështetur dhe udhëhequr departamentin tonë në rritje dhe zhvillim. Nëse dëshironi të bëheni pjesë e një kompanie dinamike, me standarde të larta profesionale dhe një kulturë pune që vlerëson performancën, integritetin dhe zhvillimin e vazhdueshëm, ju ftojmë të bashkoheni me ekipin e Heb's Kosova.

Pozita e punës: Menaxher/e për Marketing

Vendi i punës: Çagllavicë

Orari i punës: I plotë

Detyrat dhe përgjegjësitë:

  • Hartimi, zhvillimi dhe implementimi i strategjisë së marketingut në përputhje me objektivat afatshkurtra dhe afatgjata të kompanisë;
  • Planifikimi dhe menaxhimi i fushatave të marketingut digjital dhe tradicional (Social Media, Google Ads, Email Marketing, SEO/SEM, media tradicionale, etj.);
  • Analiza e tregut, identifikimi i trendeve dhe monitorimi i vazhdueshëm i konkurrencës;
  • Zhvillimi dhe forcimi i identitetit të brendit, duke siguruar komunikim të qëndrueshëm dhe profesional;
  • Menaxhimi i buxhetit të marketingut dhe optimizimi i shpenzimeve për maksimizimin e ROI;
  • Hartimi i raporteve periodike mbi performancën e fushatave dhe prezantimi i rezultateve tek menaxhmenti;
  • Koordinimi me ekipet e shitjes dhe departamentet e tjera për të siguruar përputhje strategjike;
  • Menaxhimi i marrëdhënieve me partnerë, agjenci marketingu dhe furnitorë;
  • Organizimi i eventeve promovuese, lansimeve dhe aktiviteteve PR.

Kualifikimet e nevojshme për aplikim: 

  • Diplomë universitare në Marketing, Menaxhim, Ekonomi ose fusha të ngjashme;
  • Minimumi 3 vite përvojë pune në marketing;
  • Njohuri të avancuara në marketing digjital;
  • Aftësi shumë të mira organizative dhe komunikuese;
  • Aftësi analitike dhe orientim drejt rezultateve;
  • Njohuri të gjuhës angleze;

Mënyra e Aplikimit:

Kandidatët e interesuar që posedojnë kualifikimet e duhura dhe specifikimet personale të përmendura më sipër mund të aplikojnë përmes linkut: https://jobs.hebskosova.com/job-application-form?id=223 nga data: 06/08/2026 deri më datën: 22/08/2026 në orën 23:59. Aplikacionet pas afatit të përcaktuar në konkurs, nuk do të merren në konsideratë.

Mundësi të barabarta punësimi

Heb’s Kosova është një punëdhënës i cili ofron punësim me mundësi të barabarta dhe inkurajon të gjithë individët e kualifikuar të aplikojnë, pa diskriminim bazuar në gjini, moshë, etni, racë, fe, aftësi të kufizuara, status martesor ose përkatësi tjetër personale. Ne besojmë në diversitetin, përfshirjen dhe respektin e ndërsjellë si një pjesë thelbësore të kulturës sonë biznesore.

Procesi i Përzgjedhjes:

Dorëzimi i këtij aplikimi nga ana e kandidatëve nuk përfaqëson asnjë përgjegjësi të asnjë lloji për kompaninë, dhe kompania ka të drejtë të vendosë standardet që i konsideron të përshtatshme për punën sipas informacionit të disponueshëm për të gjithë aplikantët dhe të zgjedhë kandidatët që do të marrin pjesë në procedurat e rekrutimit nga radhët e aplikantëve në përputhje me këto standarde.

*Vetëm kandidatet te cilat hyjnë në listën e ngushtë do të ftohen për intervistë.

 

KosovaJob është rrjeti më i madh i punësimit në Kosovë i çertifikuar nga Bureau Veritas me ISO 9001:2015 Standardet për kualitet