1
PREMIUM PLUS
Kategoria
Skadon
Orari
Lokacioni
	 	 

Pozicioni: Agjent Shitje 

Raporton te: Menaxheri i Shitjes

Përshkrimi i pozicionit të punës

Agjenti i shitjes është personi i organizuar  dhe i orientuar pas detajeve. Në këtë pozicion ai luan një rol të rëndësishëm në ofrimin e një shërbimi klienti ekselent dhe në rritjen e të ardhurave të kompanisë. Është lidhja midis kompanisë dhe klientëve drejt shërbimeve cilësore bazuar në standartet e kompanisë dhe tregut. 

Raporton te menaxheri i linjës 

Detyrat kryesore dhe përgjegjësitë e agjentit të shitjes janë:

  • Arritja e targetit të shitjes: Të arrijë volumet e shitjes sipas planit në territor/rutit që mbulojnë
  • Prezenca e produktit: Arrin prezencen e produktit sipas KPI-ve
  • Menaxhimi i Stokut/cilësisë/Produket jashtë stokut. Menaxhon në mënyrë efikase produktet stok dhe jashtë stokut brenda limiteve të lejuara. Mirëmban cilësinë e produkteve dhe shmang skadencat e produktit sipas një rotacioni efektiv të stokut në pikat e shitjes dhe sipas teknikave të shitjes dhe stokut.
  • POSM/aktivitetet. Implementon vendosjen e materialeve në pikat e shitjes dhe programeve sipas standarteve të merchandaising.
  • POSM/Aktivitete. Implementon vendosjen e materialeve promocionale dhe programeve sipas standarteve të merchandaising.
  • Zhvillimi i tregut. Njeh shumë mirë zonën e tij, ndjek dinamikën e zhvillimit të zonës dhe informon supervizorin e shitjes për cdo lloj ndryshimi në treg. 
  • Cmimi i konsumatorit. Monitoron cmimet e konsumatorit dhe njofton supervizorin
  • Marrëdhniet me konsumatorin. Mban marrëdhënie me konsumatorin nëpërmjet vizitave të rregullta dhe shërbimeve të përbashkëta bazuar në Rregulloren e Brendhsme të Kompanisë dhe Kodin e Sjelljes. 
  • Asetet e kompanisë: Mirëmban, kujdeset dhe mirëadministron asetet e kompanisë që është duke përdorur për të bërë punën e tij. 

Aftësitë dhe Kompetencat 

  • Drejton bisedat, aftësi negociuese, planifikues efektivë, drejton drejt rezultatit, ekzekuton me ekselencë
  • Dëgjues aktiv, menaxhues i kohës

Kërkesat

  • Diplomë Bachelor në biznes, marketing, ekonomiks ose fusha të tjera të ngjashme. 
  • Minimumi 3 vite eksperiencë në shitje në FMCG 
  • Kuptimi I proçesit të shitjeve dhe dinamikave 
  • Shërbim klienti të shkëlqyer
  • Njohuri shumë të mira të Paketës Microsoft Office
  • Njohuri shumë të mira të komunikimit verbal dhe të shkruar. 

KosovaJob është rrjeti më i madh i punësimit në Kosovë i çertifikuar nga Bureau Veritas me ISO 9001:2015 Standardet për kualitet