KONKURS
ADMINISTRATOR I SISTEMIT – ZYRË QENDRORE
PËRGJEGJËSITË:
- Instalimi, konfigurimi dhe mirëmbajtja e serverëve, stacionet e punës dhe pajisjet e rrjetit. Sigurimi i performancëns dhe besueshmërisë optimale të sistemeve të IT.
- Menaxhimi i infrastrukturës së rrjetit, duke përfshirë ruterat, çelësat, Firewall-et dhe VPN-të. Monitorimi i performancës së rrjetit dhe zgjidhja me problemet e lidhjes.
- Zbatimi i politikave dhe procedurave të sigurisë. Monitorimi për shkeljet dhe dobësitë e sigurisë dhe reagon ndaj incidenteve sipas nevojës.
- Siguron mbështetje teknike për përdoruesit fundorë, duke përfshirë zgjidhjen e problemeve me harduerin dhe softuerin. Ndihmon me onbording dhe trajnimin e punonjësve të rinj.
- Menaxhim i proceseve të backupave dhe rikuperimit të të dhënave. Teston rregullisht sistemet rezervë për të siguruar integritetin dhe disponueshmërinë e të dhënave.
- Instalimi, përditësimi dhe mirëmbajtja e aplikacioneve softuerike dhe sisteme operative. Siguron pajtueshmërinë me marrëveshjet e licencimit dhe politikat e softuerit.
- Mban shënime të sakta të konfigurimeve, ndryshimeve dhe incidenteve të sistemit. Krijon dhe përditëson dokumentacionin për procedurat e IT-së dhe konfigurimet e sistemit.
- Ndihmon në administrimin dhe përpunimin e kërkesave për përdorues të ndryshëm në platformat e shërbimeve kritike për biznesin (CBS, HRIS, etj.).
- Monitoron performancën e sistemit, duke përfshirë përdorimin e burimeve dhe shëndetin e sistemit. Optimizon dhe rregullon sistemet për të përmirësuar performancën.
- Merr pjesë në projektet e IT-së, duke përfshirë përmirësimet e sistemit, migrimet dhe implementimet. Siguron ekspertizë teknike dhe mbështetje sipas nevojës.
- Lidhet me shitësit dhe ofruesit e shërbimeve për prokurim, mbështetje dhe mirëmbajtje të harduerit dhe softuerit.
KUALIFIKIMET:
- Arsimimi bachelor ose i lartë në fushën e teknologjisë së informacionit dhe komunikimit;
- Çertifikata në fushën e teknologjisë së rrjetave dhe/apo administrimit (Microsoft, Cisco);
- Përvojë e dëshmuar në menaxhimin e serverëve, sistemeve operative dhe virtualizimit
- Njohja e mirë e sistemeve kompjuterike, pajisjeve mobile dhe produkteve të tjera të teknologjisë;
- Përvojë e gjerë me VMware.
- Aftësi për të diagnostikuar dhe zgjidhur çështjet themelore teknike;
- Aftësi në gjuhën angleze;
- Aftësi të shkëlqyera komunikimi
Ju lutem plotësojeni aplikacionin online përmes web-faqës: www.fincakosovo.org
Aplikacionet e dorëzuara në format tjera nuk do të konsiderohen.
Vetëm kandidatët e përzgjedhur do të kontaktohen. FINCA Kosovë ofron mundësi punësimi të barabartë. Afati i aplikimit deri me 19.08.2026.
FINCA Kosovë është pjesë e rrjetit FINCA Impact Finance, një grup prej 13 institucioneve mikrofinanciare dhe bankave që ofron shërbime financiare me përgjegjësi sociale dhe u mundëson individëve dhe komuniteteve me të ardhura të ulëta të investojnë në të ardhmen e tyre.
Me aplikimin e juaj, ju e autorizoni FINCA Kosovë që të mbledh, verifikojë dhe të përpunojë të dhënat personale për qëllime të punësimit të mundshëm në FINCA Kosovë.
FINCA Kosovo - Internal