KosovaJob
KosInvest PREMIUM+

Zyrtar/e Kreditor/e (Gjakovë)

Lokacioni Gjakovë, Therandë Orari Full Time Kategoria Ekonomi, Financë, Kontabilitet Skadon më 12 gusht 2026
Kjo shpallje ka skaduar — aplikimet janë mbyllur.
	 	 
Kjo shpallje pune ka skaduar. Kerko me shume oferta pune te lira ne Portal

KosInvest hap konkurs pune për pozitën:

Zyrtar Kreditor Junior për Suharekë (një pozicion) & Zyrtar Kreditor Junior për Gjakovë (një pozicion)

KosInvest Institucion Mikrofinanciar i licencuar nga Banka Qendrore e Kosovës, si pjesë e grupit Vision Fund International, që operon në 28 shtete të botës, përmes kredive është i angazhur në “Përmirësimin e jetesës së familjeve me të hyra të ulta dhe përkrahje të projekteve zhvllimore të komuniteteve me qëllim të rritjes së mirëqenies ekonomike të këtyre kategorive”.

Përgjegjësitë kryesore për pozitën Zyrtar/e Kreditor/e Junior:

  • Identifikimi, kontaktimi dhe vizitimi i klientëve potencialë në terren, duke promovuar produktet e KosInvest.
  • Mbledhja e dokumentacionit të nevojshëm dhe asistimi i aplikantëve gjatë procesit të aplikimit për kredi.
  • Kryerja e analizave financiare dhe vlerësimeve të kapacitetit pagues, duke përfshirë vizitat në terren.
  • Vlerësimi i rrezikut dhe përgatitja e rekomandimeve për vendimmarrje.
  • Monitorimi i portfolios kreditore, ndjekja e pagesave dhe bashkëpunimi me ekipin për menaxhimin e vonesave.
  • Mirëmbajtja e të dhënave të klientëve në sistemet përkatëse duke siguruar saktësi dhe konfidencialitet.
  • Ndërtimi i marrëdhënieve pozitive me klientët dhe komunitetin, duke respektuar diversitetin kulturor dhe etnik.
  • Sigurimi që të gjitha aktivitetet kryhen në pajtim me politikat, procedurat dhe standardet e KosInvest.
  • Përgatitja e raporteve ditore dhe mujore sipas kërkesës së menaxhmentit.
  • Pjesëmarrja në trajnime dhe zhvillim profesional.

Zyrtari/ja Kreditor/e Junior duhet të plotësojë kriteret:   

  • Diplomë bachelor në Ekonomi, Menaxhment, Administrim Biznesi, Financa, ose fushë tjetër relevante.
  • Preferohet përvojë e mëparshme e punës në ndonjë Institucion Mikrofinanciar dhe/ ose Bankë së paku gjashtë (6) muaj.
  • Njohja e parimeve të mikrofinancës, praktikave të huadhënies dhe vlerësimit të rrezikut.
  • Kërkohet që të ketë përvojë në kredidhënie dhe përvojë pune në teren. 
  • Duhet të jetë i/ e mirë për të punuar me njerëzit e komunitetit ku ne punojmë. 
  • Preferohet të jeni nga komuniteti të cilin synojmë ta shërbejmë. 
  • Të ketë njohuri të avancuara në fushën e biznesit dhe bujqësisë.
  • Veti të mira analitike, dhe njohja e pasqyrave financiare. 
  • Njohja e zakoneve të klientëve në zonën e operimit.  
  • Aftësi shumë të mira në të shkruara dhe në të folur në gjuhën shqipe, preferohen edhe në gjuhën serbe dhe angleze. 
  • Shkathtësi kompjuterike në MS Word dhe EXCEL.   
  • Është i/ e obligueshme të ketë patent shofer. 

Do të kontaktohen vetëm kandidatët e përzgjedhur.

CV së bashku me referencat i dërgoni përmes butonit të mëposhtëm ose në adresën e mëposhtme: kosinvest@wvi.org

Ju lutem të shënoni pozitën dhe rajonin përkatës në subjekt të emailit.  

Afati i fundit për dorëzimin e dokumenteve të kërkuara është 10 Gusht 2026.

Afati: 12 gusht 2026 · ka skaduar
Aplikimet janë mbyllur
KosInvest
Shërbime Publike, Qeveritare · Prishtinë
19Ndjekës
0Shpallje aktive
Kategoria Ekonomi, Financë, Kontabilitet
Skadon 12/08/26 (Ka skaduar!)
Orari Full Time
Lokacioni Gjakovë, Therandë