Praktikanti/ja në Logjistikë do t’i raportojë menaxherit të ekipit dhe do të mbështesë aktivitetet e përditshme operative të departamentit, duke siguruar organizimin dhe mirëmbajtjen e pajisjeve dhe materialeve.
Detyrat dhe përgjegjësitë
Sortimi i pajisjeve që kthehen nga dyqanet dhe kontraktorët.
Sortimi i aksesorëve të pajisjeve të kthyera nga dyqanet dhe kontraktorët.
Numërimi, regjistrimi dhe evidentimi i pajisjeve dhe aksesorëve.
Pastrimi dhe polirimi i pajisjeve që kanë kaluar procesin e testimit.
Mbështetja në organizimin dhe mirëmbajtjen e magazinës sipas nevojave të departamentit.
Kryerja e detyrave të tjera të caktuara nga Menaxheri, në përputhje me përgjegjësitë e pozitës.
Kualifikimet dhe kërkesat
Student/e ose i/e diplomuar rishtazi në fushën e Inxhinierisë, Mekanikës, Elektroteknikës, Logjistikës ose fusha të ngjashme.
Aftësi të mira komunikimi.
Aftësi të mira organizative dhe koordinuese.
Aftësi për të punuar në ekip.
Përgjegjësi, vëmendje ndaj detajeve dhe saktësi në punë.
Aftësi për të punuar në një mjedis dinamik dhe për të menaxhuar ngarkesën e punës.
Çka ofrojmë ne?
Eksperiencë praktike në një kompani lider në telekomunikacion.
Program të strukturuar trajnimi dhe zhvillimi
Program të mirëqenies për punonjësit
Forma të ndryshme shpërblimi dhe motivimi;
Përfitimet Mobile (MIN në IPKO, MIN për operatorët tjerë, SMS për të gjithë operatorët, Internet Mobile për Kosovën, Internet Mobile sipas rajonit, Shuma shtesë e kredisë);
Kanditati/ja i/e suksesshëm/me do t’i bashkëngjitet një ekipi miqësor dhe profesional, ku do të zgjerojë dijen dhe do zhvillohet bashkë me kompaninë.