1
ULTRA

Monter në Teren, Operator në CNC, Mjeshtër i ngjyrosjes, Ndihmës në Sektorin e Ngjyrosjes

Ruaj
Arteform
Follow
Kategoria
Skadon
Orari
Lokacioni
	 	 
ARTEFORM - Marka jonë e mobilieve ka krijuar projekte të bukura dhe funksionale që i kanë rezistuar kohës. Jemi të specializuar në dizajnimin dhe prodhimin e dhomave të ndejës, kuzhinave, dyerve, shkallëve, dhomave të gjumit etj.

Shpallim konkurs për këto vende të punës:
  • Monter në teren | 2 pozita
  • Operator në CNC | 1 pozitë
  • Mjeshtër i ngjyrosjes  | 1 pozitë
  • Ndihmës në sektorin e ngjyrosjes | 2 pozita

Përshkrimi i detyrave dhe përgjegjësive:

  • Monter në teren (2 pozita)
Përgjegjësitë:
  • Montimi profesional i mobilieve, kuzhinave, dyerve, shkallëve dhe interiereve te klienti sipas planit dhe udhëzimeve nga Menaxheri i Projektimeve  
  • Leximi i skemave teknike dhe vizatimeve të prodhimit gjatë montimit
  • Zgjidhja e detajeve teknike në teren me precizitet, profesionalizëm dhe kujdes ndaj produktit përfundimtar
Kërkesat:
  • Përvoja e punës në montim të mobilieve është përparësi
  • Posedimi i lejes së ngasjes (Kategoria B) 
  • Aftësi të mira bashkëpunimi, përgjegjësi dhe kujdes gjatë punës në objektet e klientëve

Operator në CNC (1 pozitë)
Përgjegjësitë:
  • Operimi dhe kontrolli i makinerisë CNC për prerje, shpime dhe gravime sipas skemave teknike të marra nga ekipi i arkitekturës
  • Kontrolli i cilësisë së pjesëve të përpunuara para se të kalojnë në repartet e tjera të prodhimit
Kërkesat:
  • Përvojë pune ose njohuri në operimin e makinerive CNC për përpunimin e drurit/paneleve
  • Aftësi për të lexuar me precizitet vizatimet dhe specifikimet teknike  

Mjeshtër i ngjyrosjes (1 pozitë)
Përgjegjësitë:
  • Përgatitja, përzierja dhe aplikimi me pistoletë i ngjyrave, lakave, bazave dhe primer-ave mbi MDF dhe dru, sipas kërkesave të projektit  
  • Kontrolli i cilësisë dhe mirëmbajtja e mjeteve të punës
Kërkesat:
  • Përvojë pune në ngjyrosjen e mobilieve me pistoletë (poliuretan, ujore, lak, etj.)  
  • Njohuri të plotë të procesit të përgatitjes dhe aplikimit të sipërfaqeve  

Ndihmës në sektorin e ngjyrosjes (2 pozita)
Përgjegjësitë:
  • Përgatitja dhe zmerilimi manual apo me makineri i elementeve të drurit dhe MDF-së para dhe pas primer-it  
  • Pastrimi, mbrojtja dhe përgatitja e sipërfaqeve për procesin e ngjyrosjes  
Kërkesat:
  • Vëmendje ndaj detajeve, precizitet dhe dëshirë për të mësuar profilin e ngjyrosjes
  • Pranohen edhe kandidatë pa përvojë që kanë vullnet dhe përkushtim në punë   

Ne ofrojmë:

  • Ambient profesional dhe dinamik pune në një fabrikë me teknologji bashkëkohore të prodhimit të mobilieve
  • Organizim të strukturuar pune ku çdo detaj teknik është i përcaktuar qartë nga detajet e ekipit të arkitektëve
  • Mundësi zhvillimi profesional dhe rritjeje në karrierë 
  • Kushte konkurruese dhe mjedis motivues pune  

Mënyra e aplikimit:

Të gjithë të interesuarit lutemi të na kontaktojnë përmes numrit të telefonit +38345408408 ose e-mail info@arteform.biz

KosovaJob është rrjeti më i madh i punësimit në Kosovë i çertifikuar nga Bureau Veritas me ISO 9001:2015 Standardet për kualitet