1
Kategoria
Skadon
Orari
Lokacioni
	 	 

KONKURS 

Kompania OCM International L.L.C, hap konkurs për pozita të lira: 

  • “Leasing Officer” 

Lokacioni: Prishtinë 

Detyrat dhe Përgjegjësitë: 

  • Negocion dhe menaxhon kontratat e qirasë me qiramarrës komercialë  
  • Mirëmban marrëdhënie të forta me qiramarrësit ekzistues dhe adreson nevojat e tyre 
  • Menaxhon operacionet ditore të qiradhënies dhe siguron administrim të rregullt të kontratave 
  • Kryen hulumtime të tregut për të identifikuar trendet dhe mundësitë e reja 
  • Zhvillon dhe implementon strategji për mbajtjen (retention) e qiramarrësve 
  • Siguron përputhshmëri me politikat dhe procedurat e brendshme  
  • Përgatit raporte dhe analiza mbi performancën e qiradhënies dhe kushtet e tregut 

Kualifikimet dhe kërkesat:

  • Diplomë Bachelor në Patundshmëri, Administrim Biznesi, Juridik ose fusha të ngjashme 
  • Përvojë e mëparshme në menaxhim të pronave dhe qiradhënie (preferohet komerciale/retail) 
  • Njohja e gjuhës angleze (obligative) 
  • Njohuri të forta mbi kontratat e qirasë dhe proceset e administrimit të tyre 
  • Përvojë në hulumtim të tregut dhe analizë të trendeve  
  • Aftësi të shkëlqyera komunikimi, negocimi dhe organizimi  
  • Aftësi për të punuar në mënyrë të pavarur dhe në ekip  
  • Njohuri në përdorimin e programeve dhe platformave relevante  
  • Përvoja në qiradhënie për hapësira komerciale ose retail konsiderohet përparësi.

Si të aplikoni: 

Të gjithë të interesuarit mund të dërgojnë aplikimin e tyre në formë të CV-së në adresën elektronike: hr@oxa-group.com, me titull në subjekt: Leasing Officer

KosovaJob është rrjeti më i madh i punësimit në Kosovë i çertifikuar nga Bureau Veritas me ISO 9001:2015 Standardet për kualitet