KONKURS PUNE
Arkitekt/e ose Inxhinier/e (Ndërtimtari / Mekanikë etj.)
Idearch SH.P.K. është kompani që merret me projektimin e dritareve dhe fasadave. Për shkak të rritjes së vazhdueshme të kompanisë, jemi në kërkim të kandidatëve të motivuar për t'iu bashkuar ekipit tonë.
Lokacioni: Dragodan, Prishtinë
Hap në Google Maps
Kërkesat
- Diplomë në Arkitekturë, Inxhinieri të Ndërtimtarisë ose Inxhinieri Mekanike. Mirëpriten edhe kandidatë nga fusha të ngjashme teknike, si Gjeodezi, Mekatronikë etj.
- Njohuri shumë të mira të gjuhës gjermane (minimumi niveli B2 i avancuar)
- Njohuri të mira në AutoCAD
- Njohuri të mira në Microsoft Office
- Përvoja e punës nuk është e domosdoshme
- Motivim për të mësuar dhe për t'u zhvilluar profesionalisht
- Përgjegjësi dhe aftësi për punë në ekip
Detyrat
- Projektimi i dritareve dhe elementeve të fasadave
- Përgatitja e vizatimeve teknike në AutoCAD
- Përpunimi i porosive në programin e prodhimit
- Bashkëpunimi me ekipin në realizimin e projekteve
- Detyra të tjera sipas udhëzimeve të menaxherit
Ne ofrojmë
- Punë afatgjatë në një kompani në zhvillim
- Trajnim profesional dhe mbështetje të vazhdueshme nga ekipi ynë
- Trajnim profesional 4 mujor në Zvicër me vizë pune (trajnimi zhvillohet në gjuhën gjermane)
- Mundësi për qëndrim deri në 8 javë çdo vit në Zvicër
- Gjatë qëndrimit në Zvicër, kompania siguron banesën dhe mbulon shpenzimet e udhëtimit
Të interesuar?
Atëherë dërgoni CV-në tuaj në: idearch.info@gmail.com
Aplikimet janë të hapura gjatë gjithë vitit.
Vetëm kandidatët që plotësojnë kërkesat do të kontaktohen për intervistë.