TehnoBurimi SH.A. DD shpall vende të lira pune për pozitat:
Inxhinier i Ndërtimtarisë (2 pozita)
Përgjegjësitë kryesore:
- Mbikëqyrja dhe koordinimi i punimeve ndërtimore në terren.
- Përgatitja dhe kontrollimi i dokumentacionit teknik.
- Bashkëpunimi me ekipet e punës dhe menaxhimin e proceseve ndërtimore.
- Sigurimi i zbatimit të standardeve të cilësisë dhe sigurisë.
Kualifikimet e kërkuara:
- Diplomë në Inxhinieri të Ndërtimtarisë.
- Së paku 2 vite përvojë pune
- Përvojë pune në fushën e ndërtimtarisë konsiderohet përparësi.
- Aftësi organizative dhe përgjegjësi në punë.
Laborant i Betonit (1 pozitë)
Përgjegjësitë kryesore:
- Kryerja e testeve laboratorike për beton dhe materiale ndërtimore.
- Kontrolli i cilësisë së betonit sipas standardeve përkatëse.
- Mbajtja e evidencave dhe raporteve laboratorike.
Kualifikimet e kërkuara:
- Përvojë ose njohuri në testimin e betonit/materialeve ndërtimore.
- Përgjegjësi dhe përkushtim në punë.
- Aftësi për të punuar në ekip.
Saldues (2 pozita)
Përgjegjësitë kryesore:
- Kryerja e punimeve të saldimit sipas kërkesave teknike.
- Përgatitja dhe montimi i konstruksioneve metalike.
- Kontrolli i cilësisë së punimeve të realizuara.
Kualifikimet e kërkuara:
- Përvojë pune si saldues.
- Njohuri për teknikat dhe pajisjet e saldimit.
- Përgjegjësi dhe precizitet në punë.
Monter në Lartësi (2 pozita)
Përgjegjësitë kryesore:
- Kryerja e punëve të montimit në lartësi.
- Instalimi dhe montimi i konstruksioneve/pajisjeve sipas kërkesave teknike.
- Respektimi i rregullave të sigurisë në punë.
Kualifikimet e kërkuara:
- Përvojë pune në montime në lartësi konsiderohet përparësi.
- Aftësi fizike dhe gatishmëri për punë në terren.
- Përgjegjësi dhe respektim i masave të sigurisë.
TehnoBurimi SH.A. DD ofron:
- Ambient profesional dhe mundësi zhvillimi.
- Punë në një kompani të organizuar dhe dinamike.
- Kushte të mira pune.
Apliko tani!
Nëse dëshiron të jesh pjesë e një kompanie lidere në industrinë e betonit në Kosovë – Tehnoburimi të pret!
Na kontakto në: financa@tehnoburimi.com ose aplikoni përmes butonit të mëposhtëm
