1
Kategoria
Skadon
Orari
Lokacioni
	 	 

KONKURS PUNE – MIRËMBAJTËS TEKNIK

Venus Hotel është në kërkim të një Mirëmbajtësi Teknik për t’iu bashkuar ekipit tonë.

Kandidati ideal duhet të jetë i përgjegjshëm, i përkushtuar dhe të ketë aftësi në mirëmbajtjen dhe riparimin e sistemeve dhe pajisjeve teknike të hotelit.

Përgjegjësitë kryesore:

  • Mirëmbajtja dhe kontrolli i përditshëm i pajisjeve dhe instalimeve teknike të hotelit.
  • Identifikimi dhe zgjidhja e problemeve teknike në kohë.
  • Kryerja e riparimeve dhe mirëmbajtjeve parandaluese sipas nevojës.
  • Bashkëpunimi me departamentet e tjera për sigurimin e funksionimit optimal të ambienteve të hotelit.

Kërkesat:

  • Përvojë pune në mirëmbajtje teknike (e preferueshme).
  • Njohuri bazë në instalime elektrike, hidraulike dhe sisteme të tjera teknike.
  • Aftësi për të punuar në mënyrë të pavarur dhe në ekip.
  • Përgjegjësi dhe përkushtim në punë.

Të interesuarit, të dërgojnë CV-në e tyre në adresën elektronike: hr@venushotel-ks.com.

KosovaJob është rrjeti më i madh i punësimit në Kosovë i çertifikuar nga Bureau Veritas me ISO 9001:2015 Standardet për kualitet