1
Kategoria
Skadon
Orari
Lokacioni
	 	 

Bazuar në kërkesat e Kolegji Universum - KU, në Ferizaj Kosovë, Neni 24 paragrafi 2 të Statutit të Kolegjit Universum, si dhe Rregulloren për Përzgjedhjen e Stafit Akademik, Këshilli Drejtues i Kolegji Universum - KU, shpall:

KONKURS 

Për zgjedhjen e stafit akademik në thirrjen "Ligjërues", me orar të plotë dhe me orar të pjesshëm (hybrid), për degën në Ferizaj, në këto fusha: 

  1. Doktoratë në Psikologji
  2. Doktoratë në Biokimi Mjekësore
  3. Doktoratë në Fizioterapi
  4. Doktoratë në Kimi
  5. Doktoratë në Biologji
  6. Doktoratë në Dermatologji
  7. Doktoratë në Arkitekturë
  8. Doktoratë në Farmaci
  9. Doktoratë në Juridik
  10. Doktoratë në Shkenca Kompjuterike
  11. Doktoratë në Infermieri
  12. Doktoratë në Shëndet Publik
  13. Doktoratë në Dizajn Grafik / Modë / Interier / Art
  14. Doktoratë në Pedagogji
  15. Doktoratë në Ergoterapi
  16. Doktoratë në Neurologji
  17. Doktoratë në Sociologji
  18. Doktoratë ose Master në Logopedi
  19. Doktoratë ose Master në Radiologji

Kriteret për poziten e mësimdhënësit:

  • Kandidati/ja duhet të ketë të përfunduar studimet e doktoraturës dhe diplomë të nostrifikuar (nëse është marrë jashtë vendit), si dhe së paku një punim shkencor si autor i parë ose korrespondent në revista të indeksuara në Web of Science ose Scopus.
  • Kandidati/ja me studime të përfunduara master duhet të posedojë diplomë të nostrifikuar (nëse është marrë jashtë vendit) dhe së paku 5 vite përvojë pune në fushën përkatëse, të dëshmuar me kontratë pune ose vërtetim nga institucioni përkatës.
  • Për pozitat 14, 15 dhe 16, kualifikim i pranueshëm është edhe diploma Master në fushën përkatëse, së bashku me përvojën profesionale të kërkuar sipas kritereve të konkursit.
  • Leje qëndrimi dhe leje pune për kandidatët që nuk janë shtetas të Republikës së Kosovës, në përputhje me legjislacionin në fuqi.

Dokumentet e kërkuara:

  • Diploma e të gjitha niveleve
  • CV
  • Nostrifikimi i diplomës
  • Leje qëndrimi dhe leja e punës nëse kandidati nuk është shtetas i Republikës së Kosovës

Afati për dërgimin e dokumenteve: 27 Korrik 2026. Të gjitha dokumentet të dërgohen në email: ferizaji@universum-ks.org

KosovaJob është rrjeti më i madh i punësimit në Kosovë i çertifikuar nga Bureau Veritas me ISO 9001:2015 Standardet për kualitet