1
Kategoria
Skadon
Orari
Lokacioni
	 	 

Pozita: Menaxher i Pronave

Kush jemi ne? 

AZ71 është biznes individual që merret me menaxhimin profesional të pronave vetanake, rezidenciale dhe komerciale. Misioni i AZ71 është të menaxhojë me sukses dhe përgjegjësi asetet në pronësi, duke garantuar funksionim të qëndrueshëm, efikas dhe profesional të çdo prone.

Jemi në kërkim të një personi energjik dhe të motivuar për t’iu bashkuar ekipit tonë në pozitën Menaxher i Pronave. Ky rol ofron mundësinë të ndikoni drejtpërdrejt në menaxhimin efikas të pronave, optimizimin e proceseve dhe krijimin e një eksperience pozitive për klientët tanë.

Përgjegjësitë Kryesore:

  • Mbikëqyr operacionet e përditshme dhe mirëmbane portofolion ekzistuese të pasurive të paluajtshme të AZ71.
  • Siguron pajtueshmërinë me të gjitha rregulloret vendore, lejet dhe standardet e sigurisë.
  • Pregatit raporte të rregullta mbi ecurinë e kompanisë.
  • Shërben si kontakt-personi kryesor për qiramarrësit dhe palet e treta, duke adresuar kërkesat dhe çështjet që lidhen me pronat e AZ71.
  • Ndihmon në hartimin dhe menaxhimin e buxheteve vjetore të pronave, si dhe analizon të hyrat dhe shpenzimet mujore. 
  • Është përgjegjës për arkëtimin e qirave dhe përgatitjen e raporteve financiare në kohë. 
  • Koordinon marketingun e pronave të disponueshme për qiradhënie, organizon vizitat e të interesuarve, verifikon qiramarrësit potencialë dhe përgatit kontratat e qirasë.
  • Koordinon punën me palët e treta (kontraktorë, kompani dhe punëtorë të mirëmbajtjes etj.), duke siguruar cilësi të lartë të punimeve dhe ofrim të shërbimeve me kosto efektive. 
  • Kryen inspektime të rregullta të pronave për të identifikuar nevojat për mirëmbajtje, për të vlerësuar gjendjen e tyre dhe për të propozuar investime ose përmirësime te nevojshme.
  • Kryen dhe punë të tjera, sipas kërkesës së mbikëqyrësit direkt.

 

 

Çfarë ofrojmë ne:

  • Ambient pune profesional dhe të mirëstrukturuarku vlerësohet bashkëpunimi dhe etika e lartë e punës;
  • Mbështetje profesionale për të avancuar aftësitë dhe karrierën tuaj;
  • Sigurim shëndetësor;

Kandidatët duhet të kenë:

  • Aftësi të shkëlqyera komunikimi dhe koordinimi me ekipe të brendshme dhe të jashtme. 
  • Ndjenjë të lartë përgjegjësie dhe aftësi për të kryer detyrat me kujdes e profesionalizëm;
  • Aftësi për të punuar në ekip, si dhe qasje bashkëpunuese dhe pozitive në mjedisin e punës;

Lokacioni: Prishtinë (te Qafa)

Kandidatët e interesuar mund të aplikojnë duke dërguar CV-në e tyre përmes butonit të mëposhtëm ose në recruitment@dmth.com  . Ju lutemi përfshini në Subjekt titullin  e pozitës në të cilën aplikoni, Menaxher i Pronave”

Afati i fundit për aplikim: 6 Gusht 2026 

Vetëm kandidatët e përzgjedhur në listën e ngushtë do të kontaktohen.

KosovaJob është rrjeti më i madh i punësimit në Kosovë i çertifikuar nga Bureau Veritas me ISO 9001:2015 Standardet për kualitet