FLUIDI GROUP L.L.C., me aktivitet kryesor afarist të prodhimit të vajit ushqimor, pijeve të gazuara dhe energjike, shpall:
KONKURS PUNE
Titulli i Pozitës: Ekzekutues në Teren
Lokacioni: Gjakovë
Data e hapjes: 20.07.2026
Data e mbylljes: 31.07.2026
Detyrat dhe përgjegjësitë e pozitës:
- Ekzekutimi i detyrave në teren sipas udhëzimeve të mbikëqyrësit.
- Mbikëqyrja dhe mirëmbajtja e mallit gjatë transportit.
- Sigurimi që të gjitha porositë të dorëzohen në kohë dhe në gjendje të mirë.
- Mbajtja e dokumentacionit të saktë për mallin e pranuar dhe dorëzuar.
- Raportimi i çdo problematike ose devijimi nga plani i paracaktuar.
- Detyra dhe përgjegjësi të tjera që caktohen nga mbikëqyrësi.
Kualifikimet e kërkuara:
- Përvojë pune: Një (1) vit përvojë pune në një rol të ngjashëm (e preferuar)
- Edukimi: Shkolla e Mesme.
- Njohuritë Tjera:
- Aftësi të mira organizative dhe të menaxhimit të kohës.
- Aftësi të shkëlqyera komunikimi.
- Aftësi për të punuar në mënyrë të pavarur dhe në ekip.
- Njohuri bazë të përdorimit të teknologjisë për mbajtjen e dokumentacionit.
- Patentë shoferi kategoria B është e domosdoshme.
Inkurajohen të gjithë kandidatët e interesuar që i plotësojnë kushtet e cekura më lartë të aplikojnë duke dërguar CV përmes e-mail adresës elektronike në: hr@fluidigroup.com. Në fushën e subjektit, ju lutem specifikoni Pozitën për të cilën aplikoni. Kandidatët të cilët i plotësojnë kushtet e lartëcekura do të ftohen në fazat e mëtejmë të rekrutimit.