OFERTË PUNE
Mega Auto Parts Kosova
Mega Auto Parts Kosova, kompani lider në tregun e autopjesëve, për shkak të zgjerimit të aktivitetit, shpall konkurs për këto pozita pune:
- Shitës/e - Prishtinë
- Vozitës/e (Shoferë) - Prishtinë
- Shitës/e - Prizren
- Vozitës/e (Shoferë) - Pejë
Ftojmë kandidatët energjikë, të përgjegjshëm dhe të motivuar të aplikojnë për t’u bërë pjesë e ekipit tonë profesional.
Pozita: Shitës/e
Detyrat dhe përgjegjësitë:
- Prezantimi dhe shitja profesionale e produkteve tek klientët
- Ofrimi i këshillimit të specializuar për klientët
- Ndërtimi dhe mirëmbajtja e marrëdhënieve afatgjata me klientët ekzistues
- Arritja e objektivave mujore të shitjes
- Raportimi i rregullt tek Menaxheri i Shitjes
Kualifikimet dhe kërkesat:
- Përvojë e mëparshme në shitjen e autopjesëve (avantazh)
- Aftësi të mira komunikuese dhe negocimi
- Orientim drejt rezultateve
- Aftësi për punë në ekip
- Njohuri bazë të përdorimit të kompjuterit
Pozita: Vozitës/e (Shofer)
Detyrat dhe përgjegjësitë:
- Shpërndarja korrekte dhe me kohë e porosive tek klientët
- Barazimi i dokumentacionit dhe pagesave me klientët
- Bashkëpunim i ngushtë me ekipin e shitjes dhe magazinës
Kualifikimet dhe kërkesat:
- Patentë shoferi valide (kategoria përkatëse)
- Përgjegjësi dhe korrektësi në punë
- Aftësi për punë në ekip
Kompania ofron:
- Pagë fikse konkurruese + bonuse mbi performancën
- Ambient profesional dhe stabilitet në punë
- Mundësi zhvillimi dhe avancimi në karrierë
- Trajnime të vazhdueshme profesionale
Mënyra e aplikimit:
Të interesuarit mund të dërgojnë CV-në e tyre përmes butonit "Apliko Këtu" ose në:
r.kastrati@megaauto.com.mk
Për informata shtesë: +383 49 224 530
Vetëm kandidatët e përzgjedhur do të kontaktohen për intervistë.
