1
PREMIUM PLUS

Teknik Servisi / Pajisje Sportive, Përfaqësues/e i/e Shitjes

Ruaj
Decathlon
Follow
Kategoria
Skadon
Orari
Lokacioni
	 	 

Decathlon është kompani franceze e themeluar në vitin 1976, sot lider global në industrinë e produkteve dhe pajisjeve sportive. Kompania është e pranishme në mbi 80 vende, me më shumë se 1,800 dyqane dhe mbi 100,000 punonjës në mbarë botën. Decathlon ofron produkte dhe shërbime për mbi 70 disiplina sportive, duke e bërë sportin të aksesueshëm për të gjithë, nga fillestarët deri te sportistët profesionistë. Kompania është e njohur për inovacionin, cilësinë, çmimet e përballueshme dhe fokusin e fortë te klienti.

Decathlon tashmë është i pranishëm në Kosovë, me dyqanin e saj në Prishtina Mall dhe po vazhdon të zgjerojë ekipin me individë energjikë, të përkushtuar dhe me pasion për sportin, për t’u bashkuar në pozitat:

TEKNIK SERVISI / PAISJE SPORTIVE

Lokacioni: Prishtina Mall

DETYRAT DHE PËRGJEGJËSITË

  • Kryerja e shërbimeve teknike dhe riparimeve të pajisjeve sportive
  • Ofrimi i këshillimit profesional për klientët lidhur me mirëmbajtjen e produkteve
  • Përgjegjësi për cilësinë, sigurinë dhe saktësinë e shërbimeve të ofruara
  • Sigurimi i një eksperience të besueshme dhe profesionale për klientët
  • Zbatimi i standardeve dhe vlerave të Decathlon në shërbimet teknike

KUALIFIKIMET:

  • Përvojë në shërbime teknike, riparime ose servise (përparësi)
  • Aftësi të mira organizimi dhe vëmendje ndaj detajeve
  • Pasion për sportin dhe punën praktike me produkte sportive
  • Aftësi shumë të mira komunikative
  • Njohuri të mira të gjuhës angleze.

PËFAQËSUES/E I/E SHITJES

DETYRAT DHE PËRGJEGJËSITË

  • Menaxhimi i përditshëm i aktiviteteve të shitjes në sektorin përkatës
  • Ofrimi i shërbimit profesional dhe këshillimi i klientëve
  • Kontribut aktiv në arritjen e objektivave të shitjes dhe performancës
  • Sigurimi i një eksperience pozitive dhe të personalizuar për klientët
  • Zbatimi i standardeve dhe vlerave të Decathlon në çdo ndërveprim me klientët

KUALIFIKIMET:

  • Përvojë në shitje ose retail (përparësi)
  • Aftësi të mira organizimi dhe bashkëpunimi në ekip
  • Pasion për sportin dhe punën me njerëz
  • Aftësi shumë të mira komunikative

VLERAT QË KËRKOJMË TE KANDIDATËT

  • Vitaliteti - Të jesh pozitiv, energjik dhe aktiv. Të marrësh iniciativa, të përshtatesh dhe të mos kesh frikë nga ndryshimi.
  • Bujaria - Të punosh me zemër, të ndihmosh ekipin, të ndash njohuritë dhe të kujdesesh për veten dhe të tjerët.
  • Përgjegjësia - Të marrësh përgjegjësi për veprimet e tua, të mbash fjalën dhe të korrigjosh gabimet shpejt.
  • Autenticiteti - Të jesh vetvetja, i sinqertë, i drejtë dhe i kujdesshëm ndaj njerëzve dhe mjedisit.

ÇFARË OFROJMË NE

  • Ambient pune dinamik, internacional dhe gjithëpërfshirës, ku iniciativa dhe energjia vlerësohen çdo ditë
  • Sigurim shëndetësor
  • Mundësi reale për zhvillim profesional dhe ndërtim të një karriere afatgjatë, bazuar në performancë dhe meritë
  • Trajnime të strukturuara dhe të vazhdueshme, sipas standardeve globale të Decathlon, që mbështesin rritjen personale dhe profesionale
  • Kulturë pune e ndërtuar mbi besim, autonomi, përgjegjësi dhe bashkëpunim ekipor, ku secili ka zë dhe ndikim
  • Përfshirje në një kompani që ka sportin në qendër të kulturës së saj, nxit një stil jetese aktiv dhe vepron me përgjegjësi ndaj njerëzve dhe mjedisit

INFORMATA PËR APLIKIM

  • Të interesuarit ftohen të dërgojnë CV-në e tyre përmes butonit të mëposhtëm ose në adresën e email-it: kosovo.partner@decathlon.com
  • Afati i aplikimit: deri më 31 korrik 2026
  • Aplikimet shqyrtohen në vazhdimësi.
  • Vetëm kandidatët që plotësojnë kriteret dhe përzgjidhen në listën e ngushtë do të kontaktohen

KosovaJob është rrjeti më i madh i punësimit në Kosovë i çertifikuar nga Bureau Veritas me ISO 9001:2015 Standardet për kualitet