1
PREMIUM PLUS

Asistent/e Administrativ/e, Asistent/e Financiar/e

Ruaj
Perfect Blue
Follow
Kategoria
Skadon
Orari
Lokacioni
	 	 

KONKURS

Asistent/e Administrativ/e

Detyrat dhe përgjegjësitë:

  • Menaxhimi i dokumentacionit administrativ dhe arkivimit.
  • Pergaditja e faturave,kthimeve,
  • Njoftimi i klientave per ndryshimeve rreth produkteve
  • Përgatitja e korrespondencës, raporteve dhe dokumenteve zyrtare.
  • Komunikimi me klientë, partnerë dhe institucionet përkatëse.
  • Mbështetje administrative për departamentet e kompanisë.
  • Kryerja e detyrave të tjera sipas nevojës.

Kualifikimet:

  • Diplomë universitare (Administrim, Ekonomi ose fushë e ngjashme).
  • Përvojë pune në pozita të ngjashme përbën avantazh.
  • Njohuri shumë të mira të Microsoft Office (Word, Excel, Outlook).
  • Njohuri të gjuhës angleze.
  • Aftësi të mira organizative, komunikuese dhe menaxhim të kohës.
  • Përgjegjësi, korrektësi dhe konfidencialitet në punë.

Asistent/e Financiar/e

Detyrat dhe përgjegjësitë:

  • Mbështetje në përgatitjen dhe sistemimin e dokumentacionit financiar.
  • Evidentimi dhe arkivimi i faturave, pagesave dhe dokumenteve kontabël.
  • Ndihmë në përgatitjen e raporteve financiare dhe analizave.
  • Bashkëpunim me departamentin e financave për mbylljet mujore.
  • Kontrolli dhe organizimi i dokumentacionit sipas procedurave të kompanisë.
  • Kryerja e detyrave të tjera financiare sipas kërkesës.

Kualifikimet:

  • Diplomë universitare në Financë, Kontabilitet ose Ekonomi.
  • Përvojë pune në financë ose kontabilitet përbën avantazh.
  • Njohuri shumë të mira të Microsoft Excel.
  • Njohuri të programeve financiare/kontabël përbëjnë avantazh.
  • Aftësi analitike dhe vëmendje ndaj detajeve.
  • Integritet, korrektësi dhe aftësi për të punuar në ekip.

Kandidatët e interesuar janë të ftuar të dërgojnë:

  • CV-në e përditësuar

Ne email: info@perfectblue-kos.com

KosovaJob është rrjeti më i madh i punësimit në Kosovë i çertifikuar nga Bureau Veritas me ISO 9001:2015 Standardet për kualitet