1
Kategoria
Skadon
Orari
Lokacioni
	 	 

KONKURS : Zyrtar i Arkivës 

Përshkrimi për aktivitetin e Byrosë Kosovare te Sigurimit,

Byroja Kosovare e Sigurimit (BKS) është një institucion përgjegjës për administrimin dhe mbikëqyrjen e sistemit të sigurimit të automjeteve në Kosovë. Ajo luan një rol kyç në garantimin e mbrojtjes së të siguruarve dhe në zbatimin e marrëveshjeve ndërkombëtare për sigurimin kufitar. BKS siguron funksionimin e sistemit të sigurimit të detyrueshëm të automjeteve, trajton kërkesat për kompensim në rast aksidentesh dhe bashkëpunon me institucionet kombëtare dhe ndërkombëtare për zhvillimin dhe përmirësimin e politikave të sigurimit. 

Përmbledhje e Punës – Qëllimi i përgjithshëm i pozitës: 

Të sigurojë administrimin, organizimin, ruajtjen, sistemimin dhe qasjen efikase në dokumentacionin fizik dhe elektronik të Byrosë Kosovare të Sigurimit, duke garantuar integritetin, konfidencialitetin dhe disponueshmërinë e të dhënave në përputhje me procedurat e brendshme dhe kërkesat ligjore në fuqi.

Përgjegjësitë Kryesore – Përshkrimi i punëve: 

  • sistemimin e lëndëve në procedurë dhe lëndëve të paguara,
  • sistemimin e lëndëve në arkivë,
  • administrimin e arkivës,
  • të jetë i sjellshëm dhe kooperativ me stafin, duke ju ofruar informata të sakta dhe korrekte,
  • është përgjegjës për hyrje-daljen e lëndëve në arkivë, 
  • mbanë përgjegjësi për sigurimin fizik të materialit sensitiv i cili gjendet në arkivë,
  • evidentimin e lëndëve në mënyrë fizike,
  • regjistrmin e lëndëve në sistem në mënyrë elektronike,
  • gjetjen e lëndëve në procedurë gjyqësore (padi dhe regres),
  • ruan konfidencialitetin në përputhje me kornizën ligjore të mbrojtjes së të dhënave personale,
  • për punën e tij i punësuari i përgjigjet Drejtorit të Departamentit Ligjor, Administratë, Trajnime dhe Drejtorit Ekezekutiv.

Kualifikimet

  • Diplomë universitare (e preferuar) në: 
    • Administratë Publike
    • Juridik
    • ose fushë tjetër relevante.
  • Njohuri të mira të punës me: 
    • Microsoft Office (Wrd, Excel, Outlook)
  • Sistemet elektronike të menaxhimit të dokumenteve.
  • Njohuri të mira të gjuhës shqipe në të shkruar dhe të folur.
  • Njohja e gjuhës angleze konsiderohet përparësi.

Përvoja

  • Minimum 1–2 vite përvojë pune në: 
    • administratë,
    • arkivim,
    • menaxhim dokumentacioni,
    • ose pozita të ngjashme.
  • Përvoja në organizata financiare, sigurime ose institucione të mëdha konsiderohet avantazh.
  • Përvojë në ruajtjen, klasifikimin dhe regjistrimin e dokumenteve fizike dhe elektronike.

Si të aplikohet: 

Të gjithë të interesuarit mund të dërgojnë CV-në dhe dokumentet përkatëse në email: infocenter@bks-ks.org me përshkrim “Aplikim për Zyrtar i Arkivës”

Dokumentet e nevojshme për aplikim:

  • CV;
  • Diplomat, certifikatat dhe trajnimet përkatëse;
  • Dëshmia e përvojës së punës

Konkursi është i hapur deri më datën 21.07.2026 në ora 16:00.

Vetëm aplikimet me dokumentacion të kompletuar do të merren parasysh.

KosovaJob është rrjeti më i madh i punësimit në Kosovë i çertifikuar nga Bureau Veritas me ISO 9001:2015 Standardet për kualitet