Neptun Kosova sh.p.k. pjesë e BALFIN Group, një ndër grupet më të mëdha të investimeve në rajon, e specializuar në tregtimin e pajisjeve elektro-shtëpiake hap konkurs per pozitën: Asistente Ekzekutive,
Pozita: Asistente Ekzekutive
Departamenti: Administratë
Vendndodhja: Prishtinë
Detyrat dhe Përgjegjësitë:
- Menaxhon kalendarin, agjendën dhe koordinon takimet, udhëtimet zyrtare dhe aktivitetet e përditshme të menaxhmentit.
- Përgatit raporte, analiza, prezantime, procesverbale dhe dokumentacion tjetër sipas nevojave të menaxhmentit.
- Koordinon komunikimin dhe ndjek realizimin e aktiviteteve ndërmjet departamenteve, duke siguruar përmbushjen e afateve.
- Administron dhe mirëmban dokumentacionin zyrtar, duke siguruar konfidencialitet dhe organizim efikas të informacionit.
- Mbështet proceset e planifikimit, raportimit dhe koordinimit të projekteve të ndryshme.
- Kryen detyra të tjera administrative dhe operative sipas nevojave të pozitës.
Kualifikimet:
- Diplomë universitare në Ekonomi, Financë, Administrim Biznesi, Menaxhim ose fushë të ngjashme.
- Minimum 2 vite përvojë pune në pozitë të ngjashme.
- Eksperiencë në Power BI, me fokus në analizimin dhe vizualizimin e të dhënave.
- Njohuri shumë të mira të gjuhës shqipe dhe angleze, në të folur dhe në të shkruar.
- Njohuri të avancuara të Microsoft Office, veçanërisht Excel, PowerPoint dhe Outlook.
Aftësitë personale:
- Aftësi të shkëlqyera organizative, komunikuese dhe koordinuese.
- Aftësi analitike dhe vëmendje e lartë ndaj detajeve.
- Integritet profesional dhe diskrecion në trajtimin e informacionit konfidencial.
- Aftësi për të menaxhuar prioritete të shumta dhe për të respektuar afatet.
Për të aplikuar për këtë pozitë, dërgoni CV-në tuaj përmes butonit të mëposhtëm ose në adresën: hr@neptun-ks.com
