Auto Pjesë Guri hap konkurs për pozitat:
- Menaxher/e
- Agjent/e i/e Shitjes
Përshkrimi i Detyrave:
- Promovimi dhe shitja e produkteve;
- Hulumtimi i tregut dhe analiza e konkurrencës;
- Identifikimi i klientëve të rinj dhe zhvillimi i raporteve;
- Negocimi i kontratave dhe finalizimi i marrëveshjeve;
- Përfaqësimi profesional i kompanisë dhe ruajtja e imazhit pozitiv si dhe aktivitete të tjera rreth shitjes.
Kualifikimet dhe aftësitë e përgjithshme që kërkohen nga kandidatët:
- Te kenë te përfunduar minimum shkollën e mesme, shkollimi superior i preferuar
- Përvojë pune së paku një vjeçare në Shitje direkt
- Të posedoj patent shofer
- Aftësi të shkëlqyeshme të komunikimit, raportimit dhe qasjes në punë
- Aftësi për të punuar në situata stresuese
- Aftësi për të punuar i pavarur si dhe në punë ekipore në ambient dinamik
Metoda e pagesës:
- Pagë fikse dhe bonus ne bazë të përformancës.
Afati dhe forma e aplikimit:
Afati i aplikimit është deri me 14/08/2026.
Kandidatët e interesuar mund të lajmërohen çdo ditë pune nga ora 08:00 deri 17:00 në zyrën qendrore të kompanisë, adresa: Rr. Beteja e Kaçandollit Bardhosh Prishtinë, apo ti dërgoni CV-të përmes postës elektronike në e-mail adresën: carpartsguri@gmail.com